Gjashte persona mbeten te vdekur ne nje disko ne Ankona te Italise, nderkohe qe 120 te tjere u plagosen, pas nje ngjarje te rende qe ndodhi gjate nates.
Mediat italiane raportojne se vitkima mbeten 5 minorene dhe nje nene qe shoqeronte vajzen e saj, teksa ne disko kishte koncert Sfera Ebbasta.
Ngjarja ka ndodhur në diskotekën “Lanterna azzurra” në Corinaldo në lokalitetin Madonna del Piano.
Sipas hetimeve te para nje person ende i paidentifikuar ka hedhur ne ajer nje spraj me nje lende qe shkaktoi shume probleme. Turma nisi te dilte me rrembim dhe pati kaos, njerez qe shtypeshin, e te tjere qe ecnin mbi trupa.
Nga 120 te plagosurit 12 jane ne gjendje te rende, disa ne rrezik jete. Hetuesit po shohin disa pista hetimi.










