• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
RËNIA E EUROS/ Guvernatori Sejko: Rrezik për kreditë, nëse të ardhurat i keni në lekë, atëherë…
Home
Ekonomi

RËNIA E EUROS/ Guvernatori Sejko: Rrezik për kreditë, nëse të ardhurat i keni në lekë, atëherë…

7 December, 2018 Isa.Autor Ekonomi

Banka e Shqipërisë nisi dje seminarin e 12-të të kërkimeve ekonomike për Europën Juglindore.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha se vendimet e Bankës së Shqipërisë mbështeten në kërkime shkencore.

“Studimet, që do të paraqiten dhe do të jenë subjekt i diskutimeve gjatë këtyre dy ditëve, do të trajtojnë një gamë të gjerë çështjesh të rëndësishme ekonomike dhe financiare për bankat qendrore. Temat për politikën monetare, rrezikun e stabilitetit financiar dhe metodologjitë e reja janë të gjitha mjaft të pranishme në veprimtarinë e përditshme të bankës qendrore.  Banka e Shqipërisë është e përfshirë në vendimmarrjen për të gjitha këto çështje dhe, si rrjedhim, në mënyrë aktive e mbështesim me anë të punës kërkimore”, u shpreh Sejko.

Guvernatori Sejko foli edhe për rrezikun e kreditorëve që tërheqin një kredi në monedhën euro, ndërkohë që të ardhurat i kanë në monedhën kombëtare.

“Zhvillimi i tregjeve ekonomike dhe financiare në përgjigje të politikave të Bankës së Shqipërisë ka qenë i dobët dhe ndonjëherë i çuditshëm, duke e bërë të vështirë interpretimin e tij sipas modeleve kryesore ekonomike. Ndër të tjera, dëshira e huamarrësve të pambrojtur ndaj kursit të këmbimit për të marrë hua në monedhë të huaj, efektiviteti i reduktuar i mekanizmit të transmisionit në prani të besueshmërisë së bankës qendrore, roli potencial i tregjeve informale dhe paralele dhe aktiviteti ekonomik informal janë disa shembuj të tipareve interesante të sjelljes ekonomike. Shumë autorëve u duken tërheqëse zhvillime të tilla. Kështu, ata kanë kryer kërkime gjithëpërfshirëse për këto dukuri për ekonomi të ngjashme në zhvillim, të cilat më vonë edhe janë publikuar”, u shpreh Sejko.

Seminari dyditor, që organizohet nga Banka e Shqipërisë, synon të ofrojë një forum diskutimi të punëve kërkimore inovative mbi çështje të lidhura me bankingun qendror dhe të nxisë shkëmbimin e pikëpamjeve midis kërkuesve të Bankës së Shqipërisë, bankave qendrore simotra, akademisë dhe institucioneve të tjera kërkimore. Gjatë punimeve dyditore, pjesëmarrësit do të prezantojnë dhe diskutojnë 35 punime kërkimore shkencore, nga të cilat 17 i përkasin punonjësve të Bankës së Shqipërisë.

RËNIA E EUROS

Në prag të festave të fundvitit monedha europiane ka shënuar një tjetër ulje. Referuar sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dje, një euro është këmbyer me 123,95 lekë apo me një rënie prej 0,16 lekësh në krahasim me një ditë më parë. Aktualisht, Banka e Shqipërisë është tërhequr nga ndërhyrja në tregun vendas për blerjen e euros, masa të cilat nisën në muajin qershor. Për stabilizimin e kursit të këmbimit, Banka e Shqipërisë bleu në tregun vendas rreth 109 milionë euro. Këto masa të Bankës së Shqipërisë sollën një stabilizim të monedhës evropiane, e cila arriti të këmbehej në nivelet e 126 dhe 127 lekëve. Prej muajit shtator që kur Banka e Shqipërisë ndaloi ndërhyrjet në tregun vendas, euro vazhdon të shënojë një rënie të vazhdueshme graduale. Shkak i rënies së euros mbeten edhe festat e fundvitit, pra, periudhë kur kursi i këmbimit fillon të preket nga efektet sezonale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MARRËVESHJA/ Tsipras takim me Putin për "shkrirjen" e marrëdhënieve Greqi-Rusi
Previous article E PABESUESHME/ Google Translate tani ofron përkthime specifike gjinore për disa gjuhë

Isa.Autor

Postime të ngjashme

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës Ekonomi

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës

MIRATOHEN KREDITË E BUTA PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS/ Ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero Ekonomi

MIRATOHEN KREDITË E BUTA PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS/ Ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero

NUK KA MË PARKIME FALAS/ Bashkia Durrës i bën të gjitha rrugët me pagesë Aktualitet

NUK KA MË PARKIME FALAS/ Bashkia Durrës i bën të gjitha rrugët me pagesë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT