• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
EKSPERTJA E MAFIAS/ “Mafia më e zgjuar se klanet arabe”
Home
Nderkombetare

EKSPERTJA E MAFIAS/ “Mafia më e zgjuar se klanet arabe”

6 December, 2018 Isa.Autor Botë, Nderkombetare

Reski: Problemi është masiv, dhe kjo vlen që prej 40 vjetësh. Unë habitem vetëm që në Gjermani kanë rënë në një gjumë të thellë, prej të cilit herë pas here zgjohen, kur ndërmerret një e ashtuquajtur goditje e madhje kundër mafias, por përndryshe nuk ndryshohet asgjë në boshllëqet ligjore, përmes të cilave rrëshket mafia.

Pse kërkon mafia pikërisht Gjermaninë?

Mafia preferon të shkojë atje ku funksionon më mirë ekonomia dhe ja që Gjermania është i vetmi vend në Evropë, ku ekonomia vërtet zhvillohet me dinamizëm. Prandaj Gjermania është jashtëzakonisht interesante për mafian. Projekte të mëdha publike ndërtimi, për shembull, në Itali thuajse nuk ka më. Por ato ekzistojnë në Gjermani dhe atje merret pjesë me dëshirë.

Ç’pamje kanë këto biznese të errëta?

Le të marrim mafian e ndërtimit, aty kemi kompanitë guackë, kemi punëtorët ilegalë, përdoren materiale me cilësi të dobët. Por në Gjermani mafia nuk quhet fare mafie në gjyq, por si sipërmarrje që punon me mjete ilegale

Kjo do të thotë se besoni që në Gjermani në shumë gjëra ka depërtuar mafia, gjë që nuk është fare e njohur?

Në mënyrë të qartë. Ky nuk është supozimi im personal, por këtë e sugjerojnë dokumentat e hetimeve.

Policia dha tani goditje në shumë vende. Si janë këtu lidhjet e mafias?

‘Ndrangheta ka përparësinë e madhe organizative, që mund të ndërtojë klane lokale. Ajo është e përhapur në të gjithë botën, praktikisht nuk ka asnjë vend ku nuk është e pranishme. Në klane nuk pranohen vetëm anëtarë të familjes, por ‘Ndrangheta mbështetet gjerësisht në farefisni me lidhje gjaku. Kjo ka për të përparësinë e madhe që të afërmit me lidhje gjaku nuk e tradhëtojnë kaq lehtë njëri-tjetrin,

Çfarë duhet bërë për ta ndaluar punën e mafias në Gjermani?

Duhen bërë ligje për të qenë dhe nuk duhet të mbyllen sytë. Nuk kam dëgjuar ndonjë politikan gjerman që ta ketë përmendur ndonjëherë fjalën mafie, ose e ka përmendur vetëm njëkohësisht me fjalën “zonë tërheqjeje”. Pra për të thënë që në Gjermani mafiozët shlodhen nga veprat e tyre, por nuk bëjnë gjë. Kjo nuk ka qenë asnjëherë e vërtetë.

E kam fjalën për ligje si ai i larjes së parave. Ndryshe nga Italia, ku investori duhet të dëshmojë se paratë e tij vijnë nga burime të pastra, në Gjermani polici duhet të vërtetojë se paratë vijnë nga burime të papastra. Veç kësaj, hetimet pa shkas konkret, pra vetëm në bazë të dyshimit, nuk lejohen. Policia duhet të ketë leje nga prokuroria që të hetojë. Kjo është natyrisht një ftesë. Këtë e thotë çdo prokuror italian i antimafias.

Policia në Gjermani po vepron ndërkohë më fort kundër klaneve arabe. A ka paralele me mafian italiane? 

Në rastin e klaneve arabe, ndryshimi konsiston në atë që ata janë të dhunshëm në mënyrë masive dhe të pranishëm optikisht, dhe kjo natyrisht që e shqetëson qytetarin e zakonshëm gjerman. Prandaj edhe politikani është i interesuar që të veprojë kundër tyre, për të krijuar profil si dikush, që ka sukses kundër këtyre klaneve. Kurse mafia italiane, e cila ka përvojë shumë më të gjatë, nuk është kaq budallaqe, që të bjerë në sy me akte dhune si makina të hedhura në erë, por vepron në mënyrë shumë më të zgjuar dhe prandaj kalon më mirë me politikën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TËRMETI 7 BALLË"/ Shqiptarët në ALASKË, momentet si e PËRJETUAN (VIDEO)
Previous article ZBULON PRAPASKENAT/ Aksel Vitsel: Kanavaro nuk më la të shkoja tek...

Isa.Autor

Postime të ngjashme

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës Botë

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president Botë

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president

ÇFARË PO NDODH NË LINDJEN E MESME? Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm iranian: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi Botë

ÇFARË PO NDODH NË LINDJEN E MESME? Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm iranian: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT