• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZHDUKET DJALI I BIZNESMENIT/ Flet babai: Dyshoj për RRËMBIM. Xhaxhai, shef i POLICISË Rrugore
Home
Breaking News

ZHDUKET DJALI I BIZNESMENIT/ Flet babai: Dyshoj për RRËMBIM. Xhaxhai, shef i POLICISË Rrugore

6 December, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Djali i një biznesmeni është zhdukur prej një jave, ndërsa familja e tij ka dhënë alarmin në Polici, duke dyshuar për një rrëmbim të mundshëm të tij.

Sipas të dhënave të Policisë, 21- vjeçari Mateo Aga është larguar pa lënë asnjë gjurmë që më 29 nëntor. Ai jeton bashkë me familjen në Tiranë, por kishte shkruar në Maqellarë për të vizituar gjyshërit e tij.

Në mënyrë të mistershme, ai është larguar edhe nga banesa e gjyshërve dhe prej një jave familja nuk ka asnjë kontakt me të. Mësohet se babai i 21- vjeçarit të zhdukur është me banim në kryeqytet, por tri vite më parë ka investuar për ngritjen e tv kabllor në Maqellarë.

Ai është pronari i kabllorit që shpërndan sinjal të disa stacioneve në vendlindje. Nuk dihet me saktësi sa është numri i abonentëve të tv kabllor “Maqellara”, por ky është një investim i rëndësishëm për banorët e këtij vendi. Dy vite më parë, Pajtim Aga, i sapoardhur nga emigrimi, u kap në Lezhë me një sasi lënde narkotike, por më pas është liruar.

Sakaq, xhaxhai i Mateo Agës ka qenë shef i Komisariatit të Dibrës për disa vite. Robert Aga aktualisht mban postin e shefit të Qarkullimit Rrugor në Kukës. Ai ka bërë një publikim dje në rrjetet sociale dhe ka kërkuar ndihmën e qytetarëve të Dibrës për gjetjen e nipit. Nuk është hera e parë që Mateo Aga largohet nga banesa e tij në drejtim të paditur. Ai është një person problematik dhe mendohet të jetë përdorues i lëndëve narkotike. Ne nuk e konsiderojmë të zhdukur, as të rrëmbyer. Aga është larguar nga banesa e gjyshërve të tij në fshatin Grezhdan të Maqellarës”, bënë të ditur burime të Policisë.

Mësohet se largimin e tij pa asnjë gjurmë e ka denoncuar para dy ditësh babai i tij, Pajtim Aga. Ai është shprehur se djali është larguar nga banesa e gjyshërve me datë 29 nëntor 2018. “Kam humbur çdo kontakt me djalin. Kam kontaktuar me njerëzit e afërm dhe nuk di ku ndodhet. Kam dyshime se e kanë rrëmbyer. Me 29 nëntor, ai ka qenë në shoqërinë e disa të rinjve, të cilët shprehen se e kanë parë në një lokal në Maqellarë. Mateo ka vajtur në shtëpinë e prindërve të mi, ka veshur një xhup tjetër, ka fikur dritat, ka mbyllur derën dhe ka lënë çelësat aty ku i linin zakonisht gjyshërit e tij”, ka pohuar Pajtim Aga në Polici, duke hedhur dyshime se djalin mund ta kenë rrëmbyer keqbërës.

Mësohet se nuk është hera e parë që i riu largohet nga banesa me nga tri a katër ditë, ndërsa kësaj herë periudha e humbjes së kontakteve me të afërmit, sidomos me prindërit, është më e gjatë, madje prindërit kësaj herë duken më të shqetësuar.

“Askush nuk na ka telefonuar për djalin. Nuk kemi pasur konflikte me askënd. As për gjobë nuk bëhet fjalë”, është shprehur Pajtim Aga. Megjithatë, burime të Policisë thanë se nuk bëhet fjalë për rrëmbim dhe se i riu së fundmi është shprehur te miqtë e tij se donte të largohej jashtë vendit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KINI KUJDES/ Këto janë gjërat që kurrë nuk duhet t’i bëni përgjatë marrëdhënieve intime
Previous article KRITIKON YLLIN ARGJENTINAS TË BACELONËS/ Pele: Ai ka vetëm një aftësi, nuk krahasohet me Maradonën

Isa.Autor

Postime të ngjashme

"O HIÇËR, NUK MUND TË VERBONI NJË SHQIPËRI TË TËRË"/ Gjergj Luca - protestuesve: Po tkurreni çdo ditë Aktualitet

"O HIÇËR, NUK MUND TË VERBONI NJË SHQIPËRI TË TËRË"/ Gjergj Luca - protestuesve: Po tkurreni çdo ditë

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar Aktualitet

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza Aktualitet

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT