• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“BREXIT”/ May akuzohet se po MASHTRON deputetët për marrëveshjen
Home
Nderkombetare

“BREXIT”/ May akuzohet se po MASHTRON deputetët për marrëveshjen

6 December, 2018 Isa.Autor Botë, Nderkombetare

Kryeministrja britanike, Theresa May u akuzua sot se po përpiqet tu servirë informacione të pasakta parlamentarëve mbi marrëveshjen e Brexit, duke refuzuar fillimisht publikimin e një qëndrimi ligjor pasi mund të çonte në kundërshtimin ndaj tekstit.

Gjatë seancës së pyetjeve drejtuar qeverisë, Ian Blackford, deputet i partisë Nacionaliste skoceze tha se kryeministrja po kërkon të fshehë faktet dhe të mashtronte Dhomën e Komunëve duke kundërshtuar publikimin e qëndrimit të përpiluar nga Prokurori i Përgjithshëm, Geoffrey Cox (Ministri përgjegjës për këshillimin ligjor të qeverisë) në lidhje me përmbajtjen e marrëveshjes.

Një ditë më parë deputetët dhanë verdiktin e tyre me 311 vota pro dhe 293 vota kundër, pasi sipas tyre qeveria kishte shpërfillur rolin e parlamentit duke botuar një përmbledhje të qëndrimit, në vend të versionit të plotë që ata kërkonin, shkruan atsh.

Qeveria më në fund publikoi sot versionin e plotë. Geoffrey Cox thekson në këtë dokument se për arritjen e një marrëveshje të re që përcakton marrëdhënien e ardhshme midis Britanisë së Madhe dhe BE-së, Londra mund ti nënshtrohet raundeve shumë të gjatë dhe të vazhdueshme të bisedimeve.

Ai paralajmëroi mbi faktin se dispozitat specifike për Irlandën e Veriut, të cilat parashikojnë një standartizim rregullator të krahinës me BE-në për të shmangur një kufi fizik me Republikën e Irlandës, mund të zgjasin pafundësisht në pritje të përfundimeve të marrëveshjes së re.

Këto dispozita, të përcaktuara si “rrjeti i sigurisë” ushqejnë pakënaqësinë e deputetëve euroskeptikë, të cilët kërkojnë një shkëputje të plotë me BE-në, dhe partisë DUP të Irlandës së Veriut aleate me ekzekutivin e cila refuzon çdo trajtim specifik për Irlandën e Veriut, duke e konsideruar si një cënim ndaj integritetit të Britanisë së Madhe.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EKZEKUTIMI QË TRONDITI GJERMANIN/ Vrasja e 2 shqiptarëve në BERLIN, zbulohet SHKAKU i konfliktit
Previous article FITON TOTTENHAM/ Shfrytëzon humbjen e Chelsea, kalon në vendin e tretë

Isa.Autor

Postime të ngjashme

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës Botë

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president Botë

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president

ÇFARË PO NDODH NË LINDJEN E MESME? Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm iranian: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi Botë

ÇFARË PO NDODH NË LINDJEN E MESME? Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm iranian: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT