• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ATA KANË…”/ Trajkoviç: Thaçi dhe Vuçiç kanë mision të përbashkët, ndarjen e Kosovës
Home
Rajon

“ATA KANË…”/ Trajkoviç: Thaçi dhe Vuçiç kanë mision të përbashkët, ndarjen e Kosovës

5 December, 2018 F.autor Rajon

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, tash kryetare e OJQ-së “Lëvizja Evropiane në Kosovë”, Rada Trajkoviç, ka deklaruar se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, janë duke punuar në misionin e përbashkët, ndarjen e Kosovës, duke thënë se ky është një projekt i rrezikshëm që kërcënon krejt rajonin.

Ish-deputetja serbe ka thënë në Televizionin serb “N1” se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç i shfrytëzon serbët e Kosovës për të zgjidhur çështje të mëdha kombëtare, apo i keqpërdor duke fshehur paaftësinë  dhe humbjen e autoritetit të tij në qarqet ndërkombëtare”.

Trajkoviç vlerëson se “Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka një komunikim të mirë, transparent dhe jo transparent me presidentin e Serbisë”.

“Ata kanë kontakte pothuajse të përditshme, ata sinkronizojnë aktivitetin e tyre, ndihmohen në mënyra të ndryshme dhe shfrytëzojnë të gjitha mënyrat për të mbështetur njëri-tjetrin. Në fakt ky është një ekip në një mision”, tha Trajkoviç.

“Vuçiç dhe Thaçi nuk e kuptojnë se këto negociata po bëhen në një vakuum, këto negociata janë duke u zhvilluar në një mjedis të shteteve shumë jo stabile. Vetëm elita papjekur politike është duke u përpjekur, edhe pse ka mbështetje diku në botë, për të instaluar një projekt të Lindjes së Mesme 2 në Ballkan nëpërmjet projektit të ndarjes së Kosovës. Ky është një projekt i rrezikshëm që drejtpërdrejt kërcënon jo vetëm serbët nën Ibër, por të gjithë rajonin“, vlerësona Trajkoviç, përcjell Telegrafi.

Ajo thotë se problemi më i madh është se Vuçiç pranoi për të negociuar zgjidhjen e statusit të Kosovës.

Trajkoviçq thotë se Milan Radojiçiq vendos se kush do të jetë kryetari  në të gjitha 10 komunat me shumicë serbe dhe përcakton se kush do të jetë ministër në Qeverinë e Kosovës.

Ajo vlerëson se situata në Kosovë nuk është aq dramatike, sikurse paraqitet nga mediat në Beograd.

“Sidomos nuk është dramatike për ne serbët në Kosovë. Ende i kemi raftet plotë me artikuj të ndryshëm. Unë e di që Graçanica, sepse gjatë e kam udhëhequr shëndetësinë, furnizohet me oksigjen nga Kosova … Unë mendoj se kjo është më shumë dramë për Beogradin, më shumë do të godasë buxhetin e shtetit dhe biznesmenët në pjesën tjetër të Serbisë, se sa do të rrezikojë drejtpërdrejt  stabilitetin e serbëve“, thotë ajo.

Duke folur për rritjen e taksës për importin e mallrave nga Serbia, Trajkoviç mendon se ky është vendim është më shumë politik sesa ekonomik, që do të ketë një afat të kufizuar të ekzistimit.

“Nëse ne shikojmë nga prizmi ekonomik, taksa rrezikon të gjithë banorët e Kosovës, sidomos biznesmenët, veçmas shqiptarët”, tha ajo.

Sipas Trajkoviçit, me këtë taksë Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, që është në konflikt me Presidentin Thaçi, donte të ndalë procesin e negociatave.

Trajkoviç thotë se për këtë veprim “Haradinaj ka mbështetje pothuajse unanime në shoqërinë shqiptare – nga qarqet elitare dhe populli”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article WOLVES - CHELSEA/ "Blutë e Londrës" dëshirojnë fitoren për motivim ndaj derbit (FORMACIONET ZYRTARE)
Previous article BARCELONA - LEONESA/ Katalanasit kërkojnë kalimin në çerekfinale të Kupës së Mbretit (FORMACIONET ZYRTARE)

F.autor

Postime të ngjashme

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë Rajon

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së Rajon

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së

"DËNIM SKANDALOZ"/ Grenell shpërthen pas vendimit për Thaçin: Gjykata Speciale të mbyllet, Kurti të veprojë menjëherë Rajon

"DËNIM SKANDALOZ"/ Grenell shpërthen pas vendimit për Thaçin: Gjykata Speciale të mbyllet, Kurti të veprojë menjëherë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT