• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“TË REAGOJË DHE PËR TAKSËN”/ Deputeti gjerman: BE të liberalizojë vizat për Kosovën
Home
Rajon

“TË REAGOJË DHE PËR TAKSËN”/ Deputeti gjerman: BE të liberalizojë vizat për Kosovën

5 December, 2018 F.autor Rajon

Deputeti i Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë në Bundestagun gjerman, Josip Juratovic, thotë se BE-ja duhet të reagojë për taksën e vendosur nga autoritetet e Prishtinës ndaj produkteve me origjinë nga Serbia, por gjithashtu duhet të liberalizojë edhe vizat për Kosovën. “Të bërit progres kërkon kohë. Sido që të jetë, Evropa do të reagojë. Veçanërisht Gjermania që është e shqetësuar për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor. Kjo pjesë e Ballkanit duhet sa më shpejtë të lidhet me Evropën” ka thënë Juratovic në një intervistë për ‘tanjug’, transmeton Gazeta Express.

Ai ka thënë se marrëveshja e CEFTA-s është shumë e rëndësishme për zhvillimin e ekonomisë dhe tregjeve në Ballkanin Perëndimor dhe, sipas tij, taksa e vendosur nga Prishtina vështirëson gjërat. “Ky është qëndrimi i Gjermanisë, por edhe i gjithë Evropës. Askush s’mund të thotë që është mirë që nga 10 për qind të ngritët taksa në 100 për qind. Në këtë rast nuk penalizohet vetëm Serbia, por edhe populli i Kosovës”, ka thënë deputeti gjerman.

Ai shpreson se kjo çështje do të zgjidhet në mënyrë të kulturuar ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Juratovic ka thënë se interesi i Gjermanisë është stabilizimi i rajonit, dhe zgjidhja e problemeve ndëretnike. “Askush në Evropë nuk duhet të jetë i interesuar për hapjen e konflikteve të reja”, ka shtuar ndër të tjera deputeti gjerman, transmeton Gazeta Express.

Sa i përket liberalizimit të vizave, Juratoviç thotë se kosovarëve po u bëhet e padrejtë. “Prishtinës po i bëhet padrejtësi për arsye se vetëm qytetarët e Kosovës nuk mund të lëvizin pa viza drejt BE-së. Mendoj se kjo çështje do të zgjidhet pozitivisht”, ka shtuar Juratovic duke thënë se heqja e regjimit të vizave do ta bëjë Kosovën të barabartë para të tjerëve dhe do të lehtësonte negociatat.

Politikani gjerman e konsideron si gabim taktik fushatën që Serbia e ka bërë kundër anëtarësimit të Republikës së Kosovës në INTERPOL. “Mendoj që Serbia ka bërë një gabim taktik dhe ata është dashur që të mbështesin Kosovën për anëtarësim në INTERPOL, sepse ne të gjithë jemi duke luftuar krimin dhe korrupsionin, dhe ajo është e vetmja mënyrë e bashkëpunimit ndërkombëtar”, është shprehur Juratovic.

I pyetur se çfarë do të bëjë Gjermania që Kosova ta heq taksën prej 100 për qind, Juratovic ka thënë se Gjermania është e interesuar të ndihmojë Ballkanin, megjithatë puna kryesore mbetet tek ata të cilët e kanë vendosur taksën.

“Gjermania është e gatshme ta ndihmojë rajonin, por ata që e kanë marrë këtë vendim duhet ta bëjnë 90 për qind të punës, Berlini do të ishte i lumtur që të kontribuonte në këtë çështje vetëm 10 për qind”, ka përfunduar deputeti i Bundestagut gjerman, Josip Juratovic.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "AEROPLANI" INATÇI/ Montella e ka me Gatusson: Ja ku GABOI me mua
Previous article KISHIN APLIKUAR PËR.../ Gjenden në mes të rrugës KATËR të rinj shqiptarë në Irlandë. Dyshohet se...

F.autor

Postime të ngjashme

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë Rajon

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së Rajon

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së

"DËNIM SKANDALOZ"/ Grenell shpërthen pas vendimit për Thaçin: Gjykata Speciale të mbyllet, Kurti të veprojë menjëherë Rajon

"DËNIM SKANDALOZ"/ Grenell shpërthen pas vendimit për Thaçin: Gjykata Speciale të mbyllet, Kurti të veprojë menjëherë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT