U luajtën 8 përballjet e fundit në katër grupe të “Champions League”.
Shahktari arrin të shënojë ndaj Man. Cityt. Real Madrid arrin të fitojë me vështirësi ndaj Dortmund por mbetet ende në vendin e dytë duke rrezikuar përballje të forta në fazën e ardhshme.
Napoli eleminohet, nuk arrin të fitojë duke e mbyllur ndeshjen në shifra të barabarta.
Nga ana tjetër Liverpool shënoi plot 7 gola ndaj Spartak Moscow duke konfirmuar kështu edhe formën e mirë që ekipi po kalon.
Sevilla gjithashtu mbetet në kuotën e 9 pikëve pas barazimit të sotëm por arrin të kualifikohet.
Porto siguroi kualifikimin në vendin e dytë dhe shënoi 5 gola ndaj Monaco-s. Ndeshja pati incidente pasi u morën dy kartona të kuq për secilin ekip.
Tottenham vijon fitoret dhe kualifikohet me pikë të plota.
/AlpeNews.al/



