“Kënga Magjike” është hapur nga kënga e vjetshme fituese e Rozana Radit, siç e do edhe zakoni. “Ma thuaj ti” që rrëfeu subjektin e dhunës ndaj gruas, fatkeqësisht nuk i ndaloi vrasjet që burrat bënë ndaj grave këtë vit. Një prej tyre, gjyqtarja Fildes Hafizi, ishte në njëfarë mënyre e pranishme në Led Wall-in e spektaklit. Fotoja e saj shfaqej në ekranin e madh, gjatë kohës që Rozi interpretoi, duke qenë një homazh për të gjitha gratë që u vranë nga burrat e tyre. Kënga na preku edhe këtë vit, por siç duket vrasësit jo.


