Monika Kryemadhi, ka vlerësuar edhe njëherë tjetër Erion Veliajn, për punën që ka bërë në Tiranë.
Sipas saj, e keqja e Tiranës është Edi Rama, dhe jo Veliaj.
Deklaratat e saj kanë shkaktuar pështjellim në opozitë, pasi me këtë që thotë Monika, i bie që opozita të mos nxjerrë fare kandidat për Bashkinë e Tiranës dhe të mbështesin Veliajn.
Në rrjet kanë qenë edhe më të pamëshirshëm me Monikën, e cila, sipas tyre, po bën pazaret e radhës duke përdorur opozitën






