• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VIDEO VIRALE/ Policia franceze gjest paqeje me protestuesit
Home
Nderkombetare

VIDEO VIRALE/ Policia franceze gjest paqeje me protestuesit

4 December, 2018 Isa.Autor Botë, Nderkombetare

Në një kohë që Franca po përballej me përshkallëzimin e protestave të dhunshme që lanë qindra të plagosur, një video që tregon forcat e policisë duke bërë një gjest paqësor, është shndërruar në virale.

Filmimet e postuara në rrjetet sociale, tregojnë një grup prej rreth dhjetëra policësh duke hequr helmetat e tyre, ndërsa qëndronin pak metra larg një turme me jelekë verdhësh, pas tubimeve masive që kanë prekur Francën, disa javë rrjesht.

Turma e gëzuar e mirëpriti gjestin e paqes duke duartrokitur policinë dhe në të njëjtën kohë duke kënduar himnin kombëtar francez. Ngjarja e pazakontë u regjistrua në qytetin Pau në Francën jugperëndimore, jo shumë larg nga kufiri spanjoll.

Video shumë shpejt u bë virale  dhe mijëra njerëz e ndanë në rrjete sociale. Shumica besonin se oficerët hoqën kapelën e tyre mbrojtëse si një shenjë solidariteti me protestuesit, të cilët kundërshtojnë taksat e reja të karburantit.

Megjithatë, një agjensi lokale lajmesh sugjeroi se ky gjest ishte më tepër një përpjekje për të qetësuar turmën. Vetëm pak orë përpara se të fimohej video, një grup i madh protestuesish të zemëruar u mblodhën pranë sallës së bashkisë së Paut. Një  i dhunshëm i turmës thuhet se kishte planifikuar të hynte në ndërtesë, e cila po organizonte një mbledhje të këshillit të qytetit në atë kohë, raportoi gazeta Sud Ouest.

Situata e tensionuar çoi në një përplasje të shkurtër mes protestuesve dhe policisë në një moment, por pastaj këta të fundit vendosën ta zgjidhnin çështjen në mënyrë paqësore.

Komandanti i njësisë së policisë urdhëroi njerëzit e tij që të hiqnin helmetat, por pas kësaj turma u shpërnda në mënyrë paqësore, sipas mediave.

Ndërsa sot pas tre javësh protestash të fuqishme kundër rritjes së taksës së karburanteve, qeveria franceze ka bërë hapa pas duke pezulluar kështu vendimin.

#France
The police remove their helmets in solidarity with the demonstrators "Yellow vests". #jiletsjaunespic.twitter.com/ceZejNaaOJ

— Enrique⏳ (@garoukike) December 2, 2018

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KYLIE JENNER ZBULON PEMËN E KRISHTLINDJEVE/ Është më e bukura që keni parë (VIDEO)
Previous article ​YLLI ARGJENTINAS I PSG-SË/ Di Maria: Kur eliminohemi, Messi godet murin me...

Isa.Autor

Postime të ngjashme

IRANI I JEP LAMTUMIRËN KHAMENEIT ME CEREMONI PESËDITORE: Mojtaba, pasardhësi dhe i biri mungon nga frika e Izraelit Botë

IRANI I JEP LAMTUMIRËN KHAMENEIT ME CEREMONI PESËDITORE: Mojtaba, pasardhësi dhe i biri mungon nga frika e Izraelit

"NATO MBULOI BOSHLLËQET E LËNA NGA SHBA"/ Trump paralajmëron masa ndaj aleatëve që nuk përmbushin objektivat Botë

"NATO MBULOI BOSHLLËQET E LËNA NGA SHBA"/ Trump paralajmëron masa ndaj aleatëve që nuk përmbushin objektivat

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës Botë

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT