• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DOSJA “SHULLAZI”/ Prokuroria ankimon vendimin: Dy rastet janë të provuara me FAKTE dhe… (VIDEO)
Home
Aktualitet
Drejtësi

DOSJA “SHULLAZI”/ Prokuroria ankimon vendimin: Dy rastet janë të provuara me FAKTE dhe… (VIDEO)

3 December, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ankimuar vendimin për Emiljano Shullazin dhe 4 bashkëpunëtoret e tij të dënuar 3 javë më parë me 55 vite burg.

Gjykata nuk e gjeti fajtor këtë grup për të gjitha episodet për të cilat i akuzonte prokuroria. Sipas gjykatës nuk kishte prova që Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endri Qyqja, Endri Zela dhe Blerim Shullazi të kishin kërcënuar dy profesorët Dhori Kule dhe Mënyr Koni me qëllim  që ky i fundit të tërhiqej nga gara për rektor. Gjithashtu për togat e zeza nuk faktohej se ishin këta persona ata që kishin hedhur tritol në biznesin e Adriatik Kërçukut në Lushnje.

Por Prokuroria pretendon të kundërtën sepse edhe këto dy raste sipas tyre janë të provuara me fakte. Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda dënoi me 14 vite heqje lirie Emiljano Shullazin, i cilësuar nga prokuroria kreu i grupit kriminal.

Me 12 vite u dënua Gilmando Dani, 10 vite u dhanë për Endri Qyqen dhe Endri Zelën,  ndërsa për Blerim Shullazin 9 vite burg. Këta persona në bashkëpunim me njeri-tjetrin i kanë marrë biznesmenit Ylvi Beqja 550 mijë euro dhe 30% të ish-hotel Vollgës në Durrës me anë të kërcënimeve.

Ata u gjeten fajtorë edhe për kërcënimin e biznesmenit Jani Zaka me qellim marrjen e një parkimi në Tiranë. Ndërsa një ankimim në Gjykatën e Apelit kanë bërë dhe avokatet e të akuzuarve, të cilët kërkojnë pafajësinë e klientëve të tyre.

Tv Klan

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E KA NË GJAK/ “Bëmë baba të të ngjaj”: Lojtari i REALIT realizon të njëjtën gjë si 29 vite më parë (VIDEO)
Previous article FORBES E RENDIT TË DYTIN/ Njihuni me 7-vjeçarin që fitoi 22 mln dollarë nga Youtube, ja çfarë bën

F.autor

Postime të ngjashme

SHPËTOHET ÇIFTI I BLLOKUAR NË KANIONIN E GJIPESË/ Njëri prej turistëve transportohet në spital pas thyerjes së këmbës Aktualitet

SHPËTOHET ÇIFTI I BLLOKUAR NË KANIONIN E GJIPESË/ Njëri prej turistëve transportohet në spital pas thyerjes së këmbës

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me një pikë kontrolli në kufi Aktualitet

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me një pikë kontrolli në kufi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT