• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MEDIA FRANCEZE “REGARDS”/ “Udhëzimet e Harry Fultz dhe dënimi me vdekje i 5 shqiptarëve”
Home
Dossier

MEDIA FRANCEZE “REGARDS”/ “Udhëzimet e Harry Fultz dhe dënimi me vdekje i 5 shqiptarëve”

3 December, 2018 Isa.Autor Dossier

Media franceze “Regards” ka botuar, me 6 dhjetor 1946, një shkrim të veçantë, në faqen n°2, në lidhje me dështimin e udhëzimeve sekrete të misionarit amerikan Harry Fultz dhe dënimin me vdekje të pesë shqiptarëve, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Image

Shqipëri – Bashkëpunim amerikan për rilindjen e vendit… ?

Gjykata ushtarake shqiptare sapo ka dhënë vendimin e padisë kundër një grupi inxhinierësh dhe gjeometërve të akuzuar për sabotim në punët përmirësuese të kënetave të Maliqit. Pesë të pandehur, përfshirë një grua, u dënuan me vdekje. Ky grup ishte në kontakt dhe merrte udhëzime dhe fonde të nevojshme nga një mision i huaj në Shqipëri.

Pas deklaratës së të akuzuarit, inxh. Vasil Mano, grupi i sabotuesve ishte në marrëdhënie të ngushta me Harry Fultz, anëtar i misionit amerikan në Tiranë.

Harry Fultz arriti në Shqipëri në 1923-24 si drejtor i “Albanian Vocational School”. Ai u largua nga Shqipëria në 1932-33, me nacionalizimin e shkollave shqiptare dhe u kthye pas çlirimit, por këtë herë si anëtar i misionit amerikan në Tiranë.

Grupi i sabotuesve është i përbërë nga ish-studentët (nxënësit) e zotit Fultz. I akuzuari detajoi planin e zhvilluar nga grupi i tij për të sabotuar planin e rindërtimit në sektorët dhe me çdo mjet. Gruaja e të akuzuarit i kalonte raportet H. Fultz mbi aktivitetet kriminale. I akuzuari, inxh. Vasil Mano, pranoi se, pas një letre për inxh. Avdul Sharrën (një prej të pandehurve kryesorë), H. Fultz kishte dhënë këto udhëzime:

“Kushtojini vëmendje udhëzimeve që u jepni punonjësve, në mënyrë që punët në zhvillim të ngadalësohen dhe të mos përfundojnë para fillimit të dimrit, sepse deri atëherë, do të kenë zbarkuar në bregdet anglo-amerikanët.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUJT I SHKON MË SHUMË? Arta dhe Xhemi bëjnë "xing" me të njëjtën veshje (FOTO)
Previous article HODHËN KAPSOLLA NË TREN/ Pesë fëmijët e pësojnë keq, ja si u dënuan

Isa.Autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ Kujtimet e “Lasgushit të Bregut”: Profesor Shuteriqi personalitet i talentuar, një univers i pashtershëm në disa fusha akademike, shkrimtar me kulturë të gjerë... Dossier

DOSSIER/ Kujtimet e “Lasgushit të Bregut”: Profesor Shuteriqi personalitet i talentuar, një univers i pashtershëm në disa fusha akademike, shkrimtar me kulturë të gjerë...

DOSSIER/ “S’ka gjasa për ndryshime të dukshme”, raporti sekret i SHBA më 1982 për Shqipërinë pas vdekjes së Mehmet Shehut! Çfarë dinte Uashingtoni për Shqipërinë? Dossier

DOSSIER/ “S’ka gjasa për ndryshime të dukshme”, raporti sekret i SHBA më 1982 për Shqipërinë pas vdekjes së Mehmet Shehut! Çfarë dinte Uashingtoni për Shqipërinë?

DOSSIER/ Si e parashikoi Ramiz Alia skenarin rumun, në mbledhjen e Byrosë më 25 dhjetor ’89: Rinia në Rumani, se gjeti rrugën e vërtetë për vendosjen e drejtësisë komuniste... Dossier

DOSSIER/ Si e parashikoi Ramiz Alia skenarin rumun, në mbledhjen e Byrosë më 25 dhjetor ’89: Rinia në Rumani, se gjeti rrugën e vërtetë për vendosjen e drejtësisë komuniste...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT