• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“KAM FRIKË NGA GJAKMARRJA”/ 26-vjeçari nga Vlora shkon në KORE për të kërkuar AZIL: Këtu ndihem më i sigurt…
Home
Sociale

“KAM FRIKË NGA GJAKMARRJA”/ 26-vjeçari nga Vlora shkon në KORE për të kërkuar AZIL: Këtu ndihem më i sigurt…

3 December, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Për fat të keq gjakmarrja është ende një plagë e hapur e shoqërisë shqiptare, e cila ndonëse jetojmë në kohët moderne nuk ka marrë fund. Një histori e pazakontë është ajo e një të riu nga Vlora, i cili ka kërkuar azil në Korenë e Jugut.

Ndryshe nga shqiptarët e tjerë që i drejtohen Gjermanisë, Suedisë apo vendeve nordike Orion Delaj ka shkuar drejt Koresë. Media koreane “Korea Times” i ka kushtuar një shkrim historisë së 26-vjeçarit shqiptar ku tregohet kalvari i gjatë që ai ka bërë për të shkuar në Kore pasi është larguar nga Shqipëria nga frika e gjakmarrjes.

I riu i cili ka shkuar në Kore një vit më parë, ka treguar për gazetën se jeton në një dhomë të vogël në rrethin perëndimor të Seulit.

Ai ka rrëfyer:

Unë nuk mund të bëj asgjë, thjesht endem dhe përpiqem të takoj njerëz të mirë. Zgjohem në mëngjes dhe nuk di çfarë të bëj, dhe pyes vazhdimisht veten se çfarë do të ndodhë me mua. E dija që jeta ime në Kore nuk do të ishte e lehtë, megjithëse prindërit më dërgojnë para ndonjëherë dhe duan që unë të largohem nga Koreja. Por problemi është se kjo (mënyra e jetës) nuk është njerëzore. Në Shqipëri nuk ka të ardhme për mua, nuk ka asgjë tjetër, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë Evropën”.

Image result for Orion Delaj

Orion Delaj i frikësohet kthimit në Europë pasi ka marrë kërcënime me vdekje në Shqipëri nga mafia. Xhaxhai i tij është vrarë në shtator të 2006 ndërsa ekzekutimi u quajt mafioz. Gjithashtu në shtator 2012 kushëriri i Orionit i quajtur Amarildo Delaj, u vra përpara lokalit të tij në Vlorë pasi u qëllua me më shumë se 10 plumba. Orion Delaj thotë se këto dy vrasje kanë të bëjmë me gjakmarrje në bazë të Kanunit.

Image result for Orion Delaj

Ai ka shtuar:

Unë erdha në Kore t’i shpëtoj Kanunit. Prindërit dhe dy motrat jetojnë në Itali.  Nuk ka rëndësi sa vite kanë kaluar apo kush je dhe ku je ti. Ata njerëz do të gjejnë ty. Ky është një realit i trishtuar i vendit tim.Qeveria shqiptare e di kush janë vrasësit dhe çfarë ata bëjnë, por ata janë një mafie e vërtetë që korrupton qeverinë dhe gjyqtarët. Unë mund të kërkoja azil në Gjermani, Norvegji, Suedi apo Finlandë por nuk shkova në asnjë nga këto vende. Erdha këtu sepse u ndjeva i sigurtë.”

Që prej 7 nëntorit të vitit 2017, ai qëndron në pritje të një sinjali nga qeveria koreano-jugore për kërkesën e tij të azilit.

Image result for Orion Delaj

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MË KE XHAN, MË LEXO"/ Nisma për edukimin e fëmijëve me librin ndalon në kopshtin “4 Stinët”
Previous article THA SE NUK DO BASHKËPUNONTE ME ENCËN/ Ja çfarë i thotë Don Phenom këngëtarit shqiptar

Isa.Autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit. Nismëtari: Mos u përçani Aktualitet

PROTESTA/ Qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit. Nismëtari: Mos u përçani

NXITËN BLLOKIMIN E RRUGËS SË RINASIT/ Procedim penal për 19 protestues Aktualitet

NXITËN BLLOKIMIN E RRUGËS SË RINASIT/ Procedim penal për 19 protestues

TRAGJIKE NË KSAMIL/ Mjeti lundrues përplaset me skafin e Policisë Kufitare, një i vdekur dhe disa të plagosur Aktualitet

TRAGJIKE NË KSAMIL/ Mjeti lundrues përplaset me skafin e Policisë Kufitare, një i vdekur dhe disa të plagosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT