Bebe Rexha tani njihet në 80 përqind të tregut ndërkombëtar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Artistja e hitit “I got you” i ka bërë të gjithë për vete pas publikimit të single-it të llojit të muzikës “kauntri” (muzikë kjo shumë e dëgjueshme në ShBA) që titullohet “Meant to be”.
“Një bashkëpunim i shkëlqyer”, e ka cilësuar revista më popullore e muzikës onlinë RollingStones. Në fakt Rexha ka bashkëpunuar me dyshen e këngëtarëve Florida Georgia Line, që momentalisht po korrin sukses edhe në hapësirat e tyre të muzikës.
Ata janë këngëtarë tipikë të muzikës “kauntri” në ShBA, dhe e pranuar me gjithë qejf ftesën e këngëtares shqiptare nga Dibra Bebe Rexha. Albumi i dalë në fillim të muajit të shkuar “All your fault” i ka sjellë Rexhës shumë fitime si nga reklamat që ka bërë, nga ftesat në club-et më në zë në Europë e Amerikë, por edhe nga veshjet e shumta të dizenjuara për të (kujtojmë këtu pjesëmarrjen në AMA Awards 2017).
Ndërkohë që “RollingStones” i kushton një shkrim të tërë Rexhës, ajo ndihet në kulmin e karrierës së saj që po i krijon hapësira të reja ditë pas dite./ Përgatiti: AlpeNews.al