• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PROVOKIMI” TRUMP/ Jeruzalemi unik: Gjithçka për qytetin e shenjtë për të krishterët, muslimanët dhe hebrenjtë
Home
Nderkombetare

“PROVOKIMI” TRUMP/ Jeruzalemi unik: Gjithçka për qytetin e shenjtë për të krishterët, muslimanët dhe hebrenjtë

6 December, 2017 Redaktor1 Botë, Nderkombetare

Njohja e mundshme e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit nga SHBA-ja dhe reagimi që po shkakton në të gjithë botën na kujton statusin unik të këtij qyteti të shenjtë për të krishterët, hebrenjtë dhe myslimanët dhe në zemër të një prej konflikteve më të gjatë të historisë së planetit.

Përse ky reagim?

Jeruzalemi mban në vetëm disa qindra metra katrore, brenda mureve të Qytetit të Vjetër, vende të shenjta për miliarda njerëz.

Sheshi i Xhamive quhet Haram al-Charif (Shenjtorja Fisnike) nga myslimanët dhe Mali i Tempullit nga hebrenjtë.

Ky është vendi i tretë i shenjtë për Islamin.

Sipas traditës myslimane, kjo është shenjtorja më e largët ku profeti Muhamet ka vajtur.

Kubeja emblematike e Shkëmbit, me kupolën e saj të artë, ndodhet në shkëmbin ku profeti u ngjit në qiell, i hipur mbi pelën e tij me krahë.

Ky vend shpesh herë merr edhe emrin e xhamisë Al Aqsa që ndodhet aty.

Por, është gjithashtu edhe vendi më i shenjtë për herbrenjtë si vendi ku ndodhej tempulli i tyre.

Më poshtë gjendet Muri i Lotëve, një mur mbajtës i vjetër dhe mbetja e fundit e Tempullit të Dytë hebre në vitin 70 pas Krishtit, i shkatërruar nga romakët. Ky është vendi më i shenjtë ku hebrenjtë luten.

Kryeqytet për izraelitët…

Hebrenjtë e konsiderojnë Jeruzalemin, ish-kryeqytet të mbretërisë së Izraelit të mbretit David (Shek. X para Krishtit), si kryeqytetin e tyre historik prej më shumë se 3 000 vite për arsye fetare dhe politike. Që prej shkatërrimit të Tempullit të Dytë, judaizmi ka kërkuar gjithnjë një rikthim në Jeruzalem.

Edhe për palestinezët

Palestinezët pretendojnë Jeruzalemin Lindor si kryeqytetin e shtetit të cilin duan të krijojnë. Ata përbëjnë një të tretën e një popullsie prej rreth 882 000 personash (sipas statistikave izraelite), por që shumica ndodhen në Jeruzalemin Lindor.

Jeruzalemi Lindor, që ka qenë nën kontrollin e Jordanisë, u pushtua nga Izraeli gjatë Luftës Gjashtëditore në vitin 1967 dhe më pas u aneksua. Për Izraelin qyteti u “ribashkua”. Një ligj themeltar i vitit 1980 ka vendosur statusin e Jeruzalemit si kryeqyteti “i përjetshëm dhe i pandashëm” i Izraelit.

Një vend tensionesh të vazhdueshme

Për izraelitët dhe palestinezët, Jeruzalemi është një simbol kombëtar dhe fetar i fuqishëm. Për palestinezët që kërkojnë pavarësi, mbrojtja e Jeruzalemit dhe Al Aqsa shërben si thirrje për bashkim.

Sheshi është vazhdimisht burim tensionesh. Për arsye historike, ai mbetet nën mbrojtjen jordaneze, por të gjitha hyrjet kontrollohen nga forcat izraelite. Hebrenjtë janë të autorizuar që ta vizitojnë, por jo të luten. Megjithatë, disa përpiqen vazhdimisht ta shkelin këtë ndalim, duke shkaktuar incidente. Palestinezët druhen se ajo që kritikojnë si cënime izraelite në këtë vend mund përfundojë me një marrje të plotë të kontrollit nga hebrenjtë.

Vizita e kreut izraelit, Ariel Sharon në shesh në vitin 2 000 do të shërbente për të filluar Intifadën e Dytë. Instalimi në vitin 2017 nga Izraeli i detektorëve të metaleve në të hyrje të këtij vendi kishte shkaktuar dy javë dhunë.

AFP/ATA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zgjedhje në Universitetin e Tiranës/ Kush do e zëvendësojë Valentina Dukën dhe Shezai Rrokajn (Emrat)
Previous article Pamje spektakolare/ Njihuni me stadiumin "argëtues" që do të ketë gjithçka brenda (FOTO)

Redaktor1

Postime të ngjashme

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT