• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
IKJA E SHQIPTARËVE/ Qeveria e gjen zgjidhjen me një strategji: Do marrim të huaj!
Home
Ekonomi

IKJA E SHQIPTARËVE/ Qeveria e gjen zgjidhjen me një strategji: Do marrim të huaj!

30 November, 2018 Isa.Autor Ekonomi

Kur debati për largimin e profesionistëve jashtë Shqipërisë dhe efektet e emigracionit po bëhen gjithmonë e më të shpeshta qeveria ka nxjerrë për konsultim strategjinë kombëtare për qeverisjen e migracionit dhe planin e veprimit duke parashikuar një seri masash.

 

 

Mes disa sferave që përcaktojnë politikat që duhet të ndërmerren është parashikuar edhe sfera 3 e cila i dedikohet politikave të efektshme të migracionit për motive punësimi dhe ndikimi i rritur pozitiv i migracionit tek zhvillimi kombëtar/lokal. Në pjesën e politikave të efektshme të migracionit për efekte pozitive është parashikuar edhe një pikë që nënvizon kuadrin e politikave të efektshme të migracionit për efekte të punësimit.

Duke analizuar disa prej tyre strategjia çon vëmendjen edhe tek ndryshimi i qëndrimit që vendi ynë ka ndaj të punësuarve të huaj. Madje strategjia nënvizon se qasja në të ardhmen e afërt duhet të jetë e ngjashme me vendet fqinje sot pjesë e BE që për sektorë të caktuar dhe në bazë të kërkesës së tregut bëjnë punësime me kontrata afatgjata për të huajt.

“Shqipëria ka një sistem kuotash  për menaxhimin e imigracionit të punës, i cili synon të përcaktojë aktivitetet dhe profesionet për të cilat lejohet punësimi, si dhe numri i lejeve të punës. Procesi i përcaktimit të kuotave vjetore për punësimin e imigrantëve varet shumë nga prioritetet e politikave të migracionit dhe nga situata e ndryshueshme në tregun e punës (sidomos në lidhje me punësimin sezonal). Ky proces ka pasur një efekt të kufizuar dhe duhet të rishikohet për të reaguar më mirë ndaj nevojave të tregut të punës, sidomos në sektorët me mungesë të aftësive. Për më tepër, në të ardhmen e afërt, Shqipëria, njësoj si shumë vende fqinje të BE-së, do të duhet të marrë në konsideratë ofrimin e skemave specifike për tërheqjen e profesionistëve të huaj dhe punëtorëve të kualifikuar në sektorët  me kërkesë të lartë, përfshi këtu edhe kombinimin e lejes afat-gjatë të qëndrimit dhe të punësimit” thuhet në strategji.

Dokumenti vlerëson se duhet të ketë një analizë më të mirë të migracionit për të parë ndikimin në tregun e punës të tij, flukset migratore si dhe vëllimin dhe strukturën e fuqisë punëtore që më pas do të përcaktojë nevojën për fuqi punëtore të huaj.

“Një politikë e ardhshme e mirë për migracionin për motive punësimi do të kërkojë që nevojat e migracionit për punë të monitorohen dhe të parashikohen rregullisht. Vlerësimet e rregullta të ndikimit aktual dhe të ardhshëm të flukseve migratore mbi vëllimin dhe strukturën e fuqisë punëtore kombëtare, së bashku me vlerësimet e ndikimit të migracionit në tregjet kombëtare dhe rajonale të punës, do të duhen për të përcaktuar politikën e migracionit për motive punësimi dhe nevojën për fuqi punëtore të huaj. Njësoj si në vendet e BE-së, ky proces do të kërkojë kapacitete të mira nga institucionet përkatëse të Qeverisë Shqiptare për mbledhjen dhe analizimin e të dhënave për migracionin për motive punësimi dhe përdorimin e projeksioneve të migracionit, për të zhvilluar politika afatgjata të migracionit për motive punësimi” nënvizon strategjia.

Një tjetër masë e propozuar sjell në vëmendje identifikimin, përmes anketimeve për aftësitë dhe kualifikimet, të disa prej barrierave dhe mundësive për integrimin e migrantëve të mundshëm dhe të të kthyerve në tregun e punës në Shqipëri. Po kështu dhënien e stimujve si përjashtimi nga taksat e përkohshme si dhe krijimi i një fondi bursash për studime të mëtejshme jashtë vendit dhe pjesëmarrja në programet e shkëmbimit me kusht detyrimin e kthimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RREZIKU NGA ZJARRI NË AUSTRALI/ Brenda një jave 100 vatra
Previous article DËMTIMI I RËNDË/ FILLON FAZA E RIAFTSIMIT: Mësohet kur kthehet në fushë SADIKU

Isa.Autor

Postime të ngjashme

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE Ekonomi

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton Ekonomi

TIRANË-PRISHTINË/ Marrëveshje për tregun e punës. Ja kush përfiton

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et Ekonomi

SHPALLEN FITUESIT E GRANT 2026/ Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT