• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DOSSIER/ Kur infermieret amerikane shpëtoheshin nga shqiptarët në 1943, si u fshehën për muaj të tërë
Home
Dossier

DOSSIER/ Kur infermieret amerikane shpëtoheshin nga shqiptarët në 1943, si u fshehën për muaj të tërë

29 November, 2018 Isa.Autor Dossier

Kur një grup mjekësh dhe infermierësh amerikanë u nisën drejt Italisë nuk e kishin menduar kurrë se udhëtimi i tyre i do të përfundonte në Shqipëri, në një kalvar vuajtjesh dhe frike. 13 mjekë, 13 infermierë dhe 4 anëtarë ekuipazhi morën fluturimin në 8 nëntor të 1943.

Ata e dinin se moti i keq mund të vështirësonte fluturimin, por menduan se do t’ia dilnin të shkonin në Itali. Fatkeqësish ata ngecën në një stuhi dhe duke qenë se radarët dhe mjetet e komunikimit dolën jashtë loje, ata nuk e dinin ku ndodheshin.

Pas avarive, ata ngecën në tokë, pa e ditur ku ishin. Vendasit u thanë se ishin në Shqipërinë e pushtuar nga gjermanët, jo në Itali për ku ishin nisur. Fatmirësisht, amerikanët takuan disa partizanë që i ndihmua të fshiheshin. Në atë kohë, Shqipëria, sidomos pjesa rurale, ishtë tërësisht e pazhvilluar, e izoluar dhe e varfër.

Pa përmenduar që vendi ishte kryesish malor dhe dimri ishte shumë i egër. Amerikanët patën kështu një kohë të vështirë, duke kaluar nga fshati në fshat, me shqiptarët bujarë që ndanin ushqimet me ta dhe u jepnin veshje.

Pas shumë peripecish, amerikanët mbërritën në Berat, një qytet paksa më i madh se fshatrat, ku ata shpresonin se mund të gjenin ndihmë dhe të lidheshin me eprorët e tyre në Itali. Por gjermanët ua prishën planet duke bastisur qytetin dhe grupi i amerikanëve u nis me nxitim duke u ndarë gjatë arratisjes.

Të gjithë më vonë u bashkuan, përveç tre infermiereve. Duke qenë se grupi nuk mund të kthehej në Berat, ata u fshehën në fshatrat e mbuluar nga dëbora.

Më në fund pas shumë vuajtjes grupi arriti të kontaktojë disa oficerë britanikë që ndodheshin në Shqipëri. Britanikët do t’i ndihmonin deri në bregun e Adriatikut grupin amerikan, që më pas do të nisej drejt Italisë.

Grupi i kërkoi oficerëve britanikë që të kontaktonin me eprorët amerikanë për të dërguar një avion. Eprorët e tyre u përgjigjën duke dërguar 20 avionë, por grupi i mjekëve nuk mund të dërgonte sinjale për shkak të patrullimit të gjermanëve në breg.

Përfundimisht grupi takoi një oficer amerikan i cili ishte dërguar në Shqipëri për të drejtuar grupin dhe në udhëheqjen e tij, në janar të 1944, grupi ia doli të hipë në anijen që e priste në brigjet e Adriatikut. Ata ndenjën në Shqipëri për 2 muaj duke ecur 600 deri në 800 milje, pa rroba për t’u ndërruar dhe shumë pak ushqim me vete.

Tre infermieret që iu shkëputën grupit, arritën të shkojnë në Itali vetëm në muajin mars. Ato u fshehën nga familjet shqiptare për muaj të tërë. I njëjti amerikan që shpëtoi grupin e parë, u dërgua në mars për të marrë dhe tre infermieret e fundit. Shqiptarët u dhuruan atyre rroba dhe i shoqëruan me makina deri në pikën e nisjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ITALIA ASHPËRSON MASAT PËR EMIGRANTËT/ Përshpejtohen procedurat e dëbimit për ata që kryejnë vepra penale
Previous article BASTET ONLINE/ Prokuroria e Barit: IGLI TARE dhe VËLLAI, s’janë nën hetim

Isa.Autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ Kujtimet e “Lasgushit të Bregut”: Profesor Shuteriqi personalitet i talentuar, një univers i pashtershëm në disa fusha akademike, shkrimtar me kulturë të gjerë... Dossier

DOSSIER/ Kujtimet e “Lasgushit të Bregut”: Profesor Shuteriqi personalitet i talentuar, një univers i pashtershëm në disa fusha akademike, shkrimtar me kulturë të gjerë...

DOSSIER/ “S’ka gjasa për ndryshime të dukshme”, raporti sekret i SHBA më 1982 për Shqipërinë pas vdekjes së Mehmet Shehut! Çfarë dinte Uashingtoni për Shqipërinë? Dossier

DOSSIER/ “S’ka gjasa për ndryshime të dukshme”, raporti sekret i SHBA më 1982 për Shqipërinë pas vdekjes së Mehmet Shehut! Çfarë dinte Uashingtoni për Shqipërinë?

DOSSIER/ Si e parashikoi Ramiz Alia skenarin rumun, në mbledhjen e Byrosë më 25 dhjetor ’89: Rinia në Rumani, se gjeti rrugën e vërtetë për vendosjen e drejtësisë komuniste... Dossier

DOSSIER/ Si e parashikoi Ramiz Alia skenarin rumun, në mbledhjen e Byrosë më 25 dhjetor ’89: Rinia në Rumani, se gjeti rrugën e vërtetë për vendosjen e drejtësisë komuniste...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT