• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
RINDËRTOHET KISHA E SHEK XII në Tivar/ Katolikët meshë pas 5 shekujsh (VIDEO)
Home
Kulturë

RINDËRTOHET KISHA E SHEK XII në Tivar/ Katolikët meshë pas 5 shekujsh (VIDEO)

29 November, 2018 enxhi.autor Kulturë

Në qytetin e vjetër të Tivarit, sot nën juridiksionin e Malit të Zi, pas plot 447 vitesh u kremtua mesha në stilin romak, ku nuk mungoi edhe gjuha shqipe.

Bashkimi në këtë ditë, ku nuk munguan edhe shqiptarët u bë në një ceremoni të veçantë, siç ishte ajo e rindërtimit të kishës së Shën Katerinës që i përket shekullit të 12-të dhe 13-të, e cila ishte shkatërruar nga pushtuesi Osman.

Imzot Rrok Gjonlleshaj: “Edhe ne të gjithë jemi në mënyrë të veçantë të bekuar prej Zotit.”

Nunci Apostolik për Malin e Zi me seli në Sarajevë, imzot Luigi Pezzuto, në një përgjigje indirekte për pretendimet serbo-malazeze tha se Krishtërimi ishte i hershëm në këto treva.

Imzot Luigi Pezzuto: “Mbi të gjitha kjo kishë e Shën Katerinës së Aleksandrisë na jep një dëshmi të fortë, se feja katolike nuk ka ardhur këtu vetëm dje, por ka qenë prezente prej shekujsh”.

Ora News e ndoqi nga afër këtë ceremoni ku i mori një përshtypje edhe kryetarit të komuës së Tivarit Dushan Raiçeviç dhe zv/Ministrit të Kulturës, Aleksander Dajkoviç.

Dushan Raiçeviç: “Bashkëjetesa mes shqiptarëve, malazezëve dhe serbëve këtu në Tivar ka vlerën e vet siç e ka patur në të kaluarën dhe mundohemi që kjo frymë të kultivohet dhe të çohet përpara.”

Aleksander Dajkoviq: “Ne do të mundohemi të kthejmë shkëlqimin e mëparshëm që ka pasur ky qytet.”

Kisha e Shën Katarinës, në Kala të Tivarit është vetëm një nga shumë monumentet në trevat shqiptare në Mal të Zi, që presim ndërhyrje, për t’i shpëtuar nga dhembi shkatërrues i kohës. Por, një kujdesie ndaj tyre qoftë dhe moralisht, mbetet të tregohet edhe nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK E LËN REHATË/ Ja reagimi EPIK i Zidane, kur dëgjon himnin e Championsit në MES TË DETIT (VIDEO)
Previous article MERCEDEZI/ Parlamenti Europian voton rezolutën ku i kërkohet Hungarisë ekstradimi i Gruevskit

enxhi.autor

Postime të ngjashme

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin Kulturë

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës Kulturë

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë Kulturë

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT