Ministri i Jashtëm i Kosovës njëherësh edhe zëvendës Kryeminsitër i Parë Behgjet Pacolli në një intervistë ekskluzive për Ora News u shpreh se Kosova nuk do të tërhiqet nga taksa 100% ndaj mallrave serbe.
Pacolli: Unë nuk besoj se do të ketë tërheqje. Është vendosur kjo masë. Unë për masa të tilla kam folur që nga 2007. Unë kam folur për masa sistematike evolutive jo revolutive. Çdo vend ku kam shkuar Turqi, Bullgari, Shqipëri, Mal të Zi, Kroaci, Itali kam kërkuar që produktet e tyre të jenë sa më tepër prezente në Kosovë, për arsye se unë kam pasur një frike së në Serbia ka punuar dy linja në një fabrikë, një për produktet që vijnë për në Kosovë dhe një për produktet që ata që konsumojnë.
A shkelet Cefta me këtë lëvizje të Kosovës?
Pacolli: Nuk jemi ne ata që sheklin Ceften, ceften e shkel pala serbe. Ne kemi disa marrëveshje me Serbinë. Nëse shifet sa janë implementuar këto marrëveshje, Serbia ka dështuar të implementojë këto marrëveshje. Edhe sot Serbia nuk ka implementuar asnjë marrëveshje. Unë jam për reciprocitet dhe ky reciprocitet ka ndodhur tani. Ka mundur të jetë një masë më tepër ekonomike se politike, por kushtet e kanë kërkuar tani edhe për shkak të arrogancës së Serbisë dhe burtalitetit dhe një masë e tillë është dashur të merret.
Taksa në rrugën e Kombit, Pacolli: Nuk është tragjike
Personalisht nuk e shikoj shumë tragjike vënien e taksës, për arsye se flitet për një objekt jashtëzakonisht të shtrenjtë dhe mirëmbajtja e asaj rruge kushton. Njerëzit që kalojnë njëherë dy, nuk mund ta kuptojnë se mirëmbajtja e një autostrade kushton shumë para. Nuk e di nga ana shqiptare në mund t’i mbulojë shpenzimet që do t’i këtë në mirëmbajtjen e kësaj autostrade me atë taksë. Edhe pse taksa në anën tjetër duket e lartë. Unë do të doja që të ketë sa më shumë frekuencë dhe sa më shumë të rritet frekuenca ulet taksa, nga 5 do të ulet në 3 euro. Ajo do të ishte mirë për secilin, por nuk ka të drejtë të hidhërohet që ka një taksë sot. Sot të ecësh në rrugët e Kosovës nuk kushton asgjë, por jam i bindur se edhe Kosova do të aplikojë një taksë. Taksat aplikohen në të gjithë botën.
Mbledhja e ardhshme e dy qeverive në Shkodër
Është një ide dhe një dëshirë e imja që ne të kemi vetëm një zhduganim në një pikë. Kjo do të fillojë tani të aplikohet dhe jam i lumtur që kjo ide ka marrë drejtimin e duhur. Por jam i lumtur që edhe ideja ime e kahershme që të kemi një institut gjithë shqiptar që do të mbledhim të gjitha kokat dhe ata të trasojnë rrugën tonë në vitet e ardhshme. Edhe kjo ka marrë drejtim të duhur. Takimi tjetër i dy qeverive që do të jetë besoj në Shkodër do të jetë edhe më i frytshëm.


