• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TENSIONE/ Komunat veriore të Kosovës shkëpusin komunikimin me Prishtinën
Home
Rajon

TENSIONE/ Komunat veriore të Kosovës shkëpusin komunikimin me Prishtinën

27 November, 2018 F.autor Rajon

Kryetarët e komunave të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit, të banuara me shumicë serbe, dhanë dorëheqje nga postet e tyre dhe shpallën shkëputjen e të gjitha komunikimeve me Prishtinën.

Ata nënshkruan një deklaratë të përbashkët në të cilën theksuan se “vendimi është marrë për shkak të ngritjes së takës në 100 për qind për mallrat serbe, përmes së cilës serbëve të Kosovës u është kërcënuar e drejta për jetesë, për shërim dhe mbijetesë, gjë që çon në krizë edhe më të thellë”.

Ata akuzuan Prishtinën edhe për arrestimet “e paligjshme” dhe “shkeljen e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara” si dhe të vet dokumenteve të miratuara nga Prishtina për respektimin e të drejtave të serbëve.

Dorëheqjet e tyre u paralajmëruan fillimisht nga shefi i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë Marko Gjuriç, i cili tha se edhe punonjësit e gjykatave në veri do të braktisin punën deri në zgjidhjen e situatës së krijuar pas veprimeve të Prishtinës.

Qeveria e Kosovës vendosi më 21 nëntor një taksë prej 100 për qind ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, si kundërpërgjigje ndaj fushatës serbe kundër shtetësisë së Kosovës, duke nxitur reagimin e zemëruar të Beogradit dhe serbëve të Kosovës.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara i kërkuan Kosovës të heqë këtë taksë dhe të punojë me Serbinë për një marrëveshje normalizimi marrëdhëniesh, që është kusht për integrimet evropiane.

Taksa nxiti tensione në marrëdhëniet ndërmjet të dyja vendeve dhe protesta në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe.

Nuk pati një reagim të menjëhershëm të qeverisë së Kosovës pas vendimeve të sotme në veri, ndërsa kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa tha se qeveria dhe parlamenti duhet të mblidhen për të diskutuar situatën në atë zonë.

Më herët të martën forcat paqeruajtëse të NATO-s thanë se do të kryejnë ushtrime në veri duke siguruar banorët se ato janë të planifikuara dhe nuk kanë të bëjnë me zhvillimet e fundit atje. “Situata është nën kontroll dhe KFOR-i vazhdon të mbrojë të gjithë qytetarët e Kosovës, ashtu siç ka bërë që nga viti 1999”, thuhet në një njoftim të forcave të KFOR-it.

Kosova dhe Serbia tashmë shtatë vjet janë duke biseduar rrugët e normalizimit të marrëdhënieve. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë verës kërkuan mbështetje ndërkombëtare për një marrëveshje normalizimi ndërmjet të dyja vendeve, përfshirë edhe mundësinë e prekjes së kufijve.

Presidenti Thaçi ka përsëritur për muaj të tërë se angazhohet për korrigjim kufiri që nënkupton bashkimin e luginës së Preshevës, një rajon me shumicë shqiptare në jug të Serbisë, me Kosovën. Por, ai mbeti pothuajse i vetmuar në Kosovë ku idetë e tij po kundërshtohen jo vetëm nga opozita por edhe pjesa më e madhe e koalicionit qeverisës.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha ditëve të fundit se ideja e tij për kufizimin ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, nuk gjeti mbështetje në Serbi. Ideja e tij nënkupton ndarjen e Kosovës, përkatësisht që veriu t’i takojë Serbisë.

Këto ide nxitën reagime të shumta në Kosovë dhe në Serbi, por edhe në skenën ndërkombëtare, ndërmjet atyre që do ta pranonin një marrëveshje që arrihet mes palëve dhe atyre që e kundërshtuan sikurse Gjermania që ishte më e zëshmja kundër ideve të tilla që sipas saj, mund të nxisin reagime e kërkesa të ngjashme edhe në pjesët tjera të rajonit të Ballkanit. /VOA/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article QENKA NJË MREKULLI/ Brenda vilës prej floriri të Meghan dhe Princ Harryt (FOTO)
Previous article PËR KËDO QË NUK E DINTE/ Ardit Gjebrea paska miqësi të ngushtë me zyrtarin e lartë amerikan

F.autor

Postime të ngjashme

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë Rajon

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së Rajon

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së

"DËNIM SKANDALOZ"/ Grenell shpërthen pas vendimit për Thaçin: Gjykata Speciale të mbyllet, Kurti të veprojë menjëherë Rajon

"DËNIM SKANDALOZ"/ Grenell shpërthen pas vendimit për Thaçin: Gjykata Speciale të mbyllet, Kurti të veprojë menjëherë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT