Artistët shqiptarë pjesëmarrës në “Kënga Magjike” kanë publikuar gjatë këtyre ditëve foto dhe video nga provat e këtij festivali.
Por dy prej tyre që kanë rënë në sy janë padyshim këngëtarja Çiljeta Xhilaga dhe kantautori Kastro Zizo. Ata kanë publikuar foto nga provat, ndërkohë që shfaqen së bashku me fëmijët e tyre në Pallatin e Kongreseve përkatësisht me Fernandon dhe Dankan. Duket se fëmijët po mësohen me artin dhe ndoshta përse jo trashëgojnë edhe talentin e prindërve.




