Çuditë në futbollin e Kosovës nuk kanë të ndalur.
Kësaj radhe një dele u përkujdes që të bëjë më interesante ndeshjen e Kupës ndërmjet Ulpianës dhe Drenicës e cila duhej të luhej në Lipjan.
Delja u fut në fushë para fillimit të ndeshjes.
Për këtë ndeshja u detyrua të shtyhej për pak minuta deri sa delja të largohej nga stadiumi. Fotografitë janë siguruar nga GazetaOlle.





