• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKSKLUZIVE/ Shkresa zyrtare e Parlamentit për deputetët: Mandati i Adriatik Llallës mbaron nesër. Ja si do e zgjedhim Kryeprokurorin e ri
Home
Breaking News

EKSKLUZIVE/ Shkresa zyrtare e Parlamentit për deputetët: Mandati i Adriatik Llallës mbaron nesër. Ja si do e zgjedhim Kryeprokurorin e ri

6 December, 2017 Redaktor1 Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ka patur shumë debate, hamendësime dhe paqartësi kushtetuese e proceduriale në lidhje me çështjen e mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, për atë se kur mbaronte ai, për mundësinë e shtyrjes ose jo të mandatit dhe rrugën që duhej ndjekur për zëvendësimin e tij. Fillimisht ka qenë një shkresë e ekspertëve të OPDAT dhe EURALIUS qe ka qartesuar mekanizmin. I cili duket se po vihet tani ne zbatim nga ana e Parlamentit. Për këtë sot drejtuesve te Grupeve Parlamentare I eshte dhene nje shkrese zyrtare ku sqarohet me detaje si ligjore edhe proceduriale, rruga qe do ndiqet per zevendesimin e Llallë dhe deri në zgjedhjen e Kryeprokurorit te ri. Alpenews.al siguroi një kopje dhe ne menyre ekskluzive ia ofron per ta kuptuar me qarte ate qe pritet te ndodhe nisur nga neser:

Kuvendi i Shqipërisë, me vendimin e tij nr.49 datë 7.12.2012 ka dhënë pëlqimin për emërimin e z. Adriatik Llalla, Prokuror të Përgjithshëm, bazuar në Dekretin e Presidentit të Republikës datë 3.12.2012.

Bazuar në përcaktimet kushtetuese të kohës së emërimit të Prokurorit të Përgjithshëm : “Prokurori i Përgjithshëm emërohet nga Presidenti i Republikës, me pëlqimin e Kuvendit, për një mandat 5-vjecar, me të drejtë riemërimi”

Bazuar në ligjin organik Nr. 8737/2001, “ Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë së Përgjithshme në RSH” i ndryshuar , neni 7, pika 1.2  e saj : “Prokurori i Përgjithshëm qëndron në detyrë  për 5 vjet, me të drejtë riemërimi”.

Sa më lart, mandati 5 vjeçar i Prokurorit të Përgjithshëm përfundon më datë 7.12.2017.

Kushtetuta e amenduar me ligjin 76/2016, ka parashikuar mënyrën e zgjedhjes së Prokurorit të ri të Përgjithshëm nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë,( neni 148/a pika 1 e tij “Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet me tre të pestat e anëtarëve të Kuvendit, mes tre kandidatëve të propozuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, për një mandat 7-vjeçar dhe pa të drejtë riemërimi”, neni 149/a, pika 1, gërma “c”: KLP i propozon Kuvendit kandidatët për prokuror të përgjithshëm sipas ligjit”.).

Këshilli i Lartë i Prokurorisë që përcakton Kushtetuta ende nuk është krijuar.

Ngritja e KLP-së  është parashikuar në Kushtetutë dhe ligj

Kushtetuta: “KLP përbëhet nga 11 anëtarë , gjashtë prej të cilëve zgjidhen nga prokurorët e të gjitha niveleve të prokurorisë dhe 5 anëtarë zgjidhen nga Kuvendi, nga rradhët e juristëve joprokurorë”.

 Ligji 115/2016 “Për organet e qeverisjes të sistemit të drejtësisë” Neni 101:

“Këshilli i Lartë i Prokurorisë është organ kolegjial, i përbërë nga njëmbëdhjetë anëtarë, të cilët shërbejnë në detyrë me kohë të plotë. Gjashtë prej anëtarëve të Këshillit janë prokurorë nga të gjitha nivelet e prokurorisë. Pesë anëtarët e tjerë të Këshillit janë juristë joprokurorë, të përzgjedhur nga radhët e avokatëve, të pedagogëve të drejtësisë dhe të përfaqësuesve të shoqërisë civile. Anëtarët prokurorë zgjidhen nga Mbledhja e Përgjithshme e prokurorëve të të gjitha niveleve. Anëtarët joprokurorë që zgjidhen nga radhët e avokatëve, trupa e pedagogëve të fakulteteve të drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës, si dhe shoqërisë civile zgjidhen nga Kuvendi, bazuar në një proces vlerësimi paraprak të kushteve dhe kritereve ligjore, sipas rregullave të parashikuara në këtë ligj”.

Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit si organ përgjegjës për të kryer përzgjedhjen e 5 anëtareve joprokuror nga ku 2 anëtarë nga rradhët e avokatëve, dy nga rradhët e profesorëve të fakulteteve të drejtësisë dhe Shkollës së Magjistraturës dhe një anëtar nga shoqërica civile ndërkohë ka kryer procedurat e tij paraprake të vlerësimit të kandidatëve të ardhur nga këto trupa dhe së bashku me vlerësimin e ONM ja ka përcjellë dosjet komisionit përgjegjës të ligjeve. E vetmja procedurë e mbetur pezull që pengon zhvillimin e procedurave nag Komisioni i ligjeve, është ajo e përzgjedhjes së një anëtari që propozohet nga shoqëria civile. Sic dhe është bërë publike në faqen zyrtare të Kuvendit praktika e deritanishme, ka rezultuar se numri minimal i kandidaturave nga shoqëria civile ka qenë nën mimimumin ligjor të kërkuar pavarësisht riaplikimeve për të pestën herë për kandidatë nga ky organ.

Ky moment ligjor i përfundimit të mandatit të PP më datë 7 dhjetor 2017 përkon me mos pasjen e organit përgjegjës sipas kushtetutës pra KLP që të zbatohej  noma kushtetuese dhe ligjore që përcakton ndjekjen e procedurës së zakonshme për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm.

Ndërkohë, Kushtetuta nuk ka shprehur posaçërisht asnjë dispozitë kalimtare për qëndrimin në detyrë tej mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm ekzistues të cilit i përfudon mandati më datë 7 dhjetor 2017. Pra nuk ka asnjë përcaktim kushtetues që t’i japë kohëzgjatje tej mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm të emëruar me vendimin nr 47/2012 të Kuvendit të Shqipërisë.

Për sa kohë nuk ka asnjë parashikim ndryshe të Kushtetutës, gjen zbatim të drejtëpërdrejtë përcaktimi ligjor sipas dispozitave tranzitore të nenit 109 të ligjit 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë së Përgjithshme” si më poshtë citojmë:

Neni 109 pika 1:

“Prokurori i Përgjithshëm në detyrë qëndron deri në fund të mandatit nëse nuk ka arsye për të përfunduar mandatin sipas kreut VIII të ligjit “për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në RSH” ose si rezultat i procesit të rivlerësimit sipas ligjit 84/2016”.

Neni 109 pika 2: “Në rast se mandati i Prokurorit të Përgjithshëm përfundon përpara kohe, përpara krijimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, funksionet e Prokurorit të Përgjithshëm, me vendim të Kuvendit, caktohet t’i kryejë përkohësisht një nga prokurorët me më shumë eksperiencë nga radhët e prokurorëve dhe që përmbush kushtet dhe kriteret e kreut IV, seksioni I, të këtij ligji”.

Pra, bazuar në këtë detyrim ligjor që ligjbërësi i ka njohur Kuvendit të Shqipërisë, si dhe bazuar Rregulloren e Kuvendit , Kuvendi zgjedh përkohësisht prokurorin me më shumë eksperiencë nga rradhët e prokurorëve që përmbushin kushtet dhe kriteret e përcaktuar në këtë ligj.”

Kjo është përmbajtja e shkreses qe I eshte vene ne dispozicion te Parlamentit e qe pritet te ndiqet e te zbatohet ne ditet ne vijim. Neser, nuk ka seance si çdo te enjte, ndaj keto hapa pritet te hidhen ne javen e ardhshme e ne vazhdim.

Përgatiti: Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GREQI/ Përleshje dhe protesta në përkujtim të vdekjes së adoleshentit në vitin 2008
Previous article Gënjyen 225 shqiptarë për vizë kanadeze, nënë e bijë dënohen me 10 vjet burg

Redaktor1

Postime të ngjashme

SHPËRTHIMI ME TRITOL NË BALLDREN/ Zbardhet DINAMIKA e ngjarjes, arrestohet 55-vjeçari nga Tirana, në kërkim bashkëpunëtori krutan (EMRAT) Aktualitet

SHPËRTHIMI ME TRITOL NË BALLDREN/ Zbardhet DINAMIKA e ngjarjes, arrestohet 55-vjeçari nga Tirana, në kërkim bashkëpunëtori krutan (EMRAT)

IMT VIJON AKSIONIN NË VLORË/ Shemben objekte që zënë hapësirat publike në qendër të qytetit Aktualitet

IMT VIJON AKSIONIN NË VLORË/ Shemben objekte që zënë hapësirat publike në qendër të qytetit

"KISHTE KALLASHNIKOV DHE ÇIFTE..."/ Dëshmia e çobanit “fundos” vrasësin e policit në Maliq Aktualitet

"KISHTE KALLASHNIKOV DHE ÇIFTE..."/ Dëshmia e çobanit “fundos” vrasësin e policit në Maliq

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT