• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GRUEVSKI NË ARRATI/ Flet Zaev: Nuk kam komunikuar me të
Home
Rajon

GRUEVSKI NË ARRATI/ Flet Zaev: Nuk kam komunikuar me të

26 November, 2018 F.autor Rajon

Kryeministri Zoran Zaev mohon kontaktin me ish-kryeministrin në arrati Nikolla Gruevski, para se ky i fundit të largohej nga Maqedonia drejt Hungarisë. Zaev thotë se nëse do të ndodhte një bisedë e tillë mes tyre, kjo me automatikisht do të konsiderohej si ikje me marrëveshje.

Me Gruevskin prej kur jam kryeministër, nuk kam kurrfarë kontakti. Kontaktet e fundit ishin kur Kuvendi ishte robëruar, bllokuar në atë diskutimin e pafund para se të ndodhnin ngjarjet e padëshirueshme më 27 prill. Ajo ndodhi aty, në Kuvend, kur biseduam ta zhbllokonim procesin, se ishte e qartë që ekzistonte shumica dhe të mos e keqtrajtonim Maqedoninë dhe institucionet e Maqedonisë. Atëherë ndodhën bisedat e fundit”- tha Zoran Zaev, kryeministër.

Zaev tha se Prokuroria dhe Ministria e Brendshme bëjnë hetime serioze rreth arratisjes së Gruevskit në Hungari. Zaev shton se situata e re e krijuar dhe paraburgimi i funksionarëve të VMRO DPMNE-së, Janakieski, Bozhinovski dhe Mijallkov nuk do ta vendosë në pikëpyetje mbështetjen që tetë deputetët e kësaj partie i dhanë ndryshimeve kushtetuese për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, shkruan Alsat.

Më vjen keq që deputetët thonë se kjo ndikon. Gjithsesi unë shpresoj se do të mbeten në qëndrimet e tyre, sepse procesi si rrjedh diskutimi për draft-amendamentet e Kushtetutës, do të përfundojë debati publik pas seancës së dytë plenare që është e planifikuar për më 1 dhjetor dhe të kumtojmë amendamente me të cilat do të vërtetojmë përfshirjen serioze të diskutimeve dhe propozimeve të opozitës në vetë amendamentet kushtetuese, që sipas meje do të thotë konfirmim të shumicës prej 2/3, madje edhe rritjen e së njëjtës. Por kjo është vetëm shpresa ime”- u shpreh Zoran Zaev.

Zaev tha se vijon faza e fundit e ndryshimeve kushtetuese për çka mjafton shumicë e thjeshtë, ndërsa në gjysmën e dytë të muajit janar sërish do të vijë në shprehje nevoja për shumicë prej 2/3.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "AI E DI MIRË SE..."/ Klodian Duro për Panuccin: Na duhen rezultate te Kombëtarja, jo justifikime
Previous article "NGRIHET FLAMURI NË TIRANË"/ Këto janë ngjarjet kryesore të 26 Nëntorit

F.autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi Rajon

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale Rajon

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT