• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MOS U MERR ME TË, E NJEH GJITHË LIBRAZHDI”/ Çfarë tha i dashuri për të renë pasi e braktisi me fëmijën
Home
Sociale

“MOS U MERR ME TË, E NJEH GJITHË LIBRAZHDI”/ Çfarë tha i dashuri për të renë pasi e braktisi me fëmijën

25 November, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Julida ka mbetur mes 4 rrugëve, pasi babai i fëmijës së saj e ka braktisur në muajin e pestë të shtatzënisë. Ai nuk pranon që është babai i fëmijës. Julida troket në derën e motrës së saj të madhe, por Blerina ka dy fëmijë, burrin nuk e ka dhe nuk ka mundësi ta ndihmojë. Gjithashtu ajo është e zemëruar se pse Julida nuk i tregoi asaj, por edhe prindërve.

Po, pse familja e djalit nuk e pranon mbesën e saj?

Julida Sula: Vetëm nëse sheh foton  e kupton se sa shumë i ngjan atij. Ata janë një kopje të dy. Edhe motrën prandaj e kam sjellë këtu. Jam në mes të 4 rrugëve, pa punë, pa shtëpi, nuk kam ku të shkoj. Ku ta çoj gocën.

Blerina: Ky hall është shumë i madh, si për motrën si për mua. Unë nuk kam mundësi. Unë e kisha në mendje të vija për hallet e mija, sepse kam një shtëpi me blloqe që vjehrri im e ka pasur kasolle për dhitë. Burri ka qenë shumë i sëmurë, kam qenë në borxhe. Kam luftuar gjatë shtatzënisë së motrës, gjatë lindjes. Kam 5 milionë Lekë kredi. Kam dy fëmijë pa babë.

Julida Sula: Do më lesh dhe ti mes 4 rrugëve?

Blerina: Jam në lagje me atë dhe kur me erdhi motra më tha se jam shtatzënë, më erdhi dhe i ati i djalit, dhe më tha Blerina, ti këtë punë e mbyll, do shkosh ti heqësh fëmijën motrës.

Eni Çobani: Ky është një moment shumë delikat. Ne në këtë seancë ndërmjetësimi nuk mund të themi, as emra, as atësi, as gjysh, pasi ju nuk keni patur një lidhje ligjore, ti je e dashura e djalit. Kam marrë në telefon zotërinë, se ma kërkoi Julida. Më ka thënë zonja Eni të lutem mos u merr me atë vajzë. Ajo iu ngjit djalit dhe do të thotë që fëmija është i joni. Më ka mirëpritur dhe më ka thënë zonjë, kam respekt për ju, mos e bashkoni figurën tuaj me një personazh të tillë, atë e njeh i gjithë Librazhdi. Unë i thashë dashuria e tyre do të përmendet në publik dhe zotëria më tha të bëjë çfarë të dojë. E kam ftuar zotërinë dhe nuk ka pranuar dhe ka thënë fëmija nuk është i imi. Djali i pretenduar si babai i fëmijës, nuk ndodhet më në Librazhd ai është larguar nga qyteti që në momentin që ka marrë vesh ardhjen në jetë të vajzës. Zotëria që kam folur unë nuk mban përgjegjësi dhe i kërkoj publikisht që djali të vijë në Shqipëri, pasi zonja do hapë proces gjyqësor, do të bëhet ADN. Jemi para një rasti që babai i fëmijës i pretenduar nga nëna, nuk e pranon atësinë. Në këtë moment nëna e fëmijës ka të drejtë ti drejtohet gjykatës nëpërmjet një analize të ADN-së ku duhen të jetë prindërit dhe fëmija. Rruga ligjore është shumë e saktë. Nëse ai vjen, ka forma që ai të vijë në Shqipëri.

Blerina: Atë duam të gjithë ne…Është e ulët për mua që ajo të mbajë fëmijën e një njeriu që nuk ia njeh.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALFRED PEZA/ Halli i “Astirit” apo farsa e "Astritit"!
Previous article SI JANË "50 HIJET E RENATOS"? Shefi i kuzhinës i kthen përgjigje "epike" Bes Kallakut: Janë kaq... (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

"BASHKOHUNI ME NE"/ Protestuesit thirrje qytetarëve të ngrihen nga lokalet dhe t’i bashkohen revoltës Aktualitet

"BASHKOHUNI ME NE"/ Protestuesit thirrje qytetarëve të ngrihen nga lokalet dhe t’i bashkohen revoltës

SHBA FESTON 250 VJETORIN E PAVARËSISË NË TIRANË/ VanHorn: Shqiptarët e njohin mirë dëshirën për liri! Miqësia mes dy vendeve... Breaking News

SHBA FESTON 250 VJETORIN E PAVARËSISË NË TIRANË/ VanHorn: Shqiptarët e njohin mirë dëshirën për liri! Miqësia mes dy vendeve...

TRAGJIKE/ Humbi kontrollin e mjetit bujqësor dhe ra nga disheza, ndërron jetë 65-vjeçari në Lushnje Aktualitet

TRAGJIKE/ Humbi kontrollin e mjetit bujqësor dhe ra nga disheza, ndërron jetë 65-vjeçari në Lushnje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT