Pas fitores ndaj Olympiakosit, skuadra e Juventusit e ka mbyllur fazën e grupeve në vendin e dytë.
“Bianconerët” rrezikojnë që në fazën tjetër të përballen me një kundërshtar shumë të fortë.
“TuttoSport” shkruan se skuadra e Massimiliano Allegrit rrezikon të ketë një kundërshtar si: PSG, Manchester City, Tottenham, Manchester United, Besiktas dhe njëri mes Liverpool, Sevilla e Spartak Mosca janë ende në garë në Grupin E.


