Interesi i shqiptarëve për të lexuar mbetet i vakët. Loreta Berhami, drejtuese e shtëpisë botuese “Pegi”, Pjesërisht kjo varet nga fakti që jemi komb i vogël, por jo vetëm.
Por, ajo shton se ka edhe kombe të tjera, të vogla që kanë një treg botimesh më të shëndetshëm. Për Shqipërinë, interesi i ulët për të lexuar sipas saj lidhet me nivelin e përgjithshëm të zhvillimit ekonomik, nivelin arsimor dhe kulturor, modat e reja të përdorimit të kohës së lirë.
Arlinda Dudaj, drejtuese e shtëpisë botuese “DUDAJ” pranon se ka pasur rënie të shitjeve të librave dhe të lexueshmërisë. “ Kjo lidhet me disa arsye, jo vetëm me numrin e botimeve të reja, që në fakt këtë vit kemi botuar ca më pak. Por, lidhet edhe me vështirësinë e qasjes së lexuesit pranë librit. Ka më pak librari, libri nuk është i ekspozuar bukur, libri promovohet më pak”, pohon ajo.
Më optimist është Albert Gjoka, menaxher i platformës “Bukinist.al”, i cili pohon se Duhet të shkojmë drejt marketimit dixhital të librit, që të nxisim lexuesit dhe shitjet.