Në edicionin e 14-të të Ditëve të Mjedës, që përkon me 152 vjetorin e ditës së lindjes së poetit, qendra muzeore që mban emrin e tij dhe fakulteti Shkencave Shoqërore të Universitetit Luigj Gurakuqi, sollën konferencën shkencore me temë ‘Letërsia për fëmijë e Ndre Mjedës’, ku referuan pedagogë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Mali i Zi.
Kjo ditë solli dhe promovimin e librit ‘Ndre Mjeda dhe jezuitët e tjerë të provincës së Venecies në Krakov’ me hyrje nga Leonard Zisi dhe parathënie të studiuesit Dom Nik Ukgjini.
Studiues: “Është një material i plotë që ezauron plotësisht kohën e qëndrimit të Ndre Mjedës në Krakov.”
Të pranishmit më pas vizituan nga afër mjediset e kishës dhe muzeut ku ka jetuar dhe punuar për 30
vite Dom Ndre Mjeda.


