• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HISTORIKU I ATENTATEVE NË LUSHNJE/ Përplasja mes BANDËS së Aldo Bares dhe FAMILJES Taullau
Home
Breaking News

HISTORIKU I ATENTATEVE NË LUSHNJE/ Përplasja mes BANDËS së Aldo Bares dhe FAMILJES Taullau

25 November, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Atentati i mbrëmjes së sotme në Lushnje është njëri ndër disa ngjarjet e rënda midis të plagosurit Saimir Taullau dhe bandës famëkeqe të kryesuar nga Aldo Bare, prej vitesh tashmë prapa qelisë.

Këtë të shtunë në ambientet e lokalit të tij, ju bë një atentat Saimir Taullaut, biznesmenit 47 vjeçar që i ka shpëtuar deri më tani dhe atentateve të tjera.

Fotoja e mëposhte tregon dhe plumbat që janë shtënë mbi të, duke e lënë të plagosur e fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Por kush është historia e familjes Taullau dhe si nisi konflikti mes tyre dhe bandës së Aldo Bares?

Gjithçka ka nisur me vrasjen e njërit prej vëllezërve të Saimirit, Baki Taullau. Sipas familjes përgjegjës për vrasjen e tij ishte pikërisht banda e Bares, pasi vëllezërit Taullau kishin refuzuar të paguanin një sërë gjobash që banda e Lushnjes i kishte vendosur.

Saimir Taullau

“Është gjynah të them që nuk i njoh këta persona. I njoh edhe për fytyra për shkak të presioneve që shpesh i bënin me telefon vëllait tim, Bakiut. I kërkonin para. Por, presionet për t’i marrë para nuk ia bënë vetëm një herë, por shumë herë. Presionet i bëheshin për mua. Nuk di se çfarë kishin me mua, pasi unë nuk jam përplasur asnjëhere me ta. Në kohën kur filluan presionet për gjobat, unë isha në Itali. Sapo kisha dalë nga burgu. Ika në Greqi dhe më pas në Itali. Unë dhe vëllezërit e mi, punonim bashkë në bizneset tona. Enver Dondollaku, Ilir Stergu e Leonard Prifti, e merrnin shpesh në telefon vëllanë dhe i bënin presion se do më vrisnin mua. 

Nga sa di unë, sepse gjatë kërcënimeve të fundit kam qenë në Shqipëri, Bakiut i kishin kërkuar 500 mijë euro ata të bandës, ndërkohë që në të kundërt i kërkonin letrat e një toke që kishte në Tiranë. Bëhet fjalë për periudhën janar-shkurt 2005. Erdhi Ilir Stergu, me një tjetër për t’ia kërkuar këto para. 

Natën që po festonim fitoren e zgjedhjeve të qershorit 2005, në sheshin ku ishim mbledhur, erdhi Leonard Prifti me një kapele në kokë dhe një djalë tjetër biond. Prifti qëlloi vëllain tim, Bakiun për vdekje, ndërsa ai ,djali biond, m’u qep mua për të më vrarë. U sulëm nga anë të ndryshme për të shpëtuar dhe më vonë mësova për vrasjet.”-këto do të ishin disa nga dëshmitë e të plagosurit të sotëm para gjykatës në vitin 2008.

VRASJA E “IRIQIT”

Taullau ishte mik me Laert Haxhiun. Të dy bashkë janë akuzuar për vrasjen e Gerti Lalës, 29 vjeç i njohur me nofkën “Iriqi” ne korrik 2010. Haxhiu u dënua me 32 vite burg, por bëri vetëm 3 vite dhe u lirua për mungesë provash. “Iriqi” njihet si bashkëpunëtor i Aldo Bares (Alfred Shkurtit).

Haxhiu doli nga burgu në fund të 2014-s, por u arrestua sërish në qershor të vitit 2015 në Durrës, për trafik heroine gjatë operacionit të koduar “Smart”, ku u sekuestrua një sasi prej 1.2 kg heroinë.

Gjatë operacionit për arrestimin e tij, Laert Haxhiu tentoi të arratisej me këmbë dhe u hodh nga një mur i lartë 4 metra, ku theu këmbën. Në momentin e prangosjes, ai i tha Policisë se u largua pasi mendoi se ishin njerëzit e Aldo Bares që e ndiqnin dhe u frikësua.

LIDHJA ME MASAKRËN E LUSHNJES

Te vdekur mbeten Jurgen Hoxha, 26 vjeç dhe Zamir Latifi, 26 vjeç

Një vit më parë në tetor ndodhi ajo që është quajtur masakra u Lushnjes, ku në mes të një rruge të populluar u qëllua me breshëri kallashnikovi në drejtim të disa të rinjve. Viktimat ishin dy prej miqve të Xhulio Shkurtit, nipit të Aldo Bares i cili ishte larguar nga vendngjarja pak minuta para se miqtë e tij të vriteshin. Të dyshuarit për krimin ishin Laert Haxhiu dhe  e Orges Bilbili. Por emri i Laert Haxhiut është ai që lidh historinë, pasi ky i fundit ishte mik i ngushtë i Saimir Taullaut. Sipas hetimeve të kohës, Taullau madje e kishte ndihmuar dhe financiarisht Laert Haxhiun në disa raste.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse kemi të bëjmë me larje hesapesh apo plumbat në drejtim të 47 vjeçarit ishin të palidhur me konfliktin e vjetër me bandën e Lushnjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROTESTA/ Banorët: Nuk duam të bëhet Unaza fare. Nuk mbajmë përgjegjesi çfarë ndodh nëse …
Previous article GAFA E TRAJNERIT SPANJOLL/ Emery: E kam mësuar anglishten nga telenovelat, ja e preferuara

Isa.Autor

Postime të ngjashme

VLERËSIMET NEGATIVE NDAJ BIZNESEVE/ Rama: Sulm i padëgjuar kriminal me logjikën e hurit dhe drurit! Me ndihmën e Google, sipërmarrjeve do u kthehen... Breaking News

VLERËSIMET NEGATIVE NDAJ BIZNESEVE/ Rama: Sulm i padëgjuar kriminal me logjikën e hurit dhe drurit! Me ndihmën e Google, sipërmarrjeve do u kthehen...

SKANDAL NË SARANDË/ Postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej… Aktualitet

SKANDAL NË SARANDË/ Postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

E PËSON KEQ/ Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet polici në Dibër Aktualitet

E PËSON KEQ/ Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet polici në Dibër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT