• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HAKMARRJA PËR KACIFAN/ Djalin ia vrau policia greke, nëna: Mos qani! E prita boll, s’e deshi jetën
Home
Breaking News

HAKMARRJA PËR KACIFAN/ Djalin ia vrau policia greke, nëna: Mos qani! E prita boll, s’e deshi jetën

25 November, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ekzekutimi nga policia greke i 39-vjeçarit Altin Mulla në kufirin greko-shqiptar (zonën e Janinës), pas shkëmbimit të zjarrit me një grup trafikantësh të drogës, mes të cilëve ishte edhe viktima ka tronditur tejet familjarët e këtij të fundit, të cilët të premten kanë hapur dyert e mortit. Lajmi për humbjen e djalit, i cili kishte vetëm tre muaj që kishte dalë nga burgu i Peqinit, ku kishte kryer dënimin prej 16.8 vitesh heqje lirie për një vrasje ka shokuar pjesëtarët e familjes Mulla nga fshati Fushë-Vërri e Delvinës. Ndërsa e prisnin të kthehej në shtëpi dhe të futej në rrjedhën normale të jetës, Mulla nuk ka hequr dorë nga aktiviteti kriminal, gjë që i kushtoi edhe jetën. Me zemrën e thërrmuar nga dhimbja për vdekjen e të birit, Merzi Mulla u ka kërkuar të afërmve dhe miqve të familjes që mos të qanin për djalin e saj. “Mos qani asnjëra! E prita boll, nuk e deshi jetën”, është shprehur nëna e 39-vjeçarit.

NËNA E VIKTIMËS
Të premten, pas konfirmimit zyrtar se personi i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë greke në fshatin Visani të Pogonit në Janinë është Altin Mulla, banor i fshatit Fushë Vërri, Bashkia Delvinë, persona të autorizuar si kryeplaku i fshatit, administratori i Njësisë Administrative Vergo, inspektori i zonës dhe një bashkëfshatar nga lagja shkuan në shtëpinë e viktimës për të njoftuar familjen e tij. Në shtëpi ndodhej vetëm e ëma, 76 vjeç, e cila është habitur nga kjo vizitë e beftë. Kryeplaku i fshatit ishte ai që iu drejtua nënës duke i thënë: – “Tani ne na duhet të të themi se pse kemi ardhur këtu dhe në këtë orë. Jemi njoftuar se djali yt, Altini është vrarë në Greqi gjatë një shkëmbim zjarri me policinë greke”. E moshuara ka shtangur nga lajmi i kobshëm dhe nuk ka folur fare. Ajo ka hapur dyert e mortit, ndërsa banorë të zonës, por edhe miq e kushërinj të familjes Mulla kanë shkuar për ngushëllim. Merzia, nëna 76-vjeçare e Altinit dhe dy djemve të tjerë, që është e vetme në shtëpi iu ka thënë atyre që të mos derdhnin lot për djalin e saj. Mbrëmjen e së premtes mbërritën në shtëpi edhe dy djemtë e tjerë të familjes Mulla, njëri që banon në Kaparjel dhe tjetri në Tiranë. Ndërsa, xhaxhai i viktimës dhe një tjetër i afërm i tyre kanë shkuar në morgun e Janinës, kanë parë trupin dhe kanë konfirmuar se personi i vrarë ishte Altin Mulla. Ende nuk ka asnjë informacion se kur do të sillet në banesën e tij në Fushë-Vërri, trupi i pajetë i 39-vjeçarit Altin Mulla.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SUKSES I GARANTUAR/ Klopp: Liverpool mund të vendosë rekorde me këta lojtarë...
Previous article "BREXIT"/ Juncker: Largimi i Britanisë së Madhe është një tragjedi

Isa.Autor

Postime të ngjashme

VLERËSIMET NEGATIVE NDAJ BIZNESEVE/ Rama: Sulm i padëgjuar kriminal me logjikën e hurit dhe drurit! Me ndihmën e Google, sipërmarrjeve do u kthehen... Breaking News

VLERËSIMET NEGATIVE NDAJ BIZNESEVE/ Rama: Sulm i padëgjuar kriminal me logjikën e hurit dhe drurit! Me ndihmën e Google, sipërmarrjeve do u kthehen...

SKANDAL NË SARANDË/ Postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej… Aktualitet

SKANDAL NË SARANDË/ Postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

E PËSON KEQ/ Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet polici në Dibër Aktualitet

E PËSON KEQ/ Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet polici në Dibër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT