• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PRITJA NË ROZHAJË/ Meta: Shqiptarët kontribut të jashtëzakonshëm
Home
Politikë

PRITJA NË ROZHAJË/ Meta: Shqiptarët kontribut të jashtëzakonshëm

25 November, 2018 Isa.Autor Politikë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta u prit në një takim nga Kryetari i Kuvendit të Komunës Rozhajë në Malin e Zi, z. Amir Avdiç. Të pranishëm në këtë takim ishin edhe Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, z. Rafet Husoviç, Ministri i Infrastrukturës, z. Osman Nurkoviç, si edhe deputetë.

Duke i uruar mirëseardhjen Presidentit Meta, z.Avdiç theksoi se: “Për banorët e Komunës së Rozhajës, kjo është një vizitë tepër e rëndësishme dhe dëshmi e qartë e marrëdhënieve historike e tradicionale, tepër të mira midis shqiptarëve dhe malazezëve. Uroj që vizita për herë të parë e një Presidenti të Shqipërisë në këtë zonë të gjenerojë impulse të reja për forcimin e këtyre marrëdhënieve”.

Meta Rozhaje (1)

Presidenti Meta, pasi falënderoi autoritetet qendrore e vendore si edhe banorët për pritjen e ngrohtë, shprehu kënaqësinë që viziton për herë të parë Komunën e Rozhajës.

“Jam shumë i lumtur që vij në Rozhajë për herë të parë dhe të ndaj së bashku me ju gëzimin për miqësinë që ekziston midis dy popujve dhe vende tona. Pakicat kombëtare janë një pasuri e madhe, një vlerë e shtuar për të gjithë ne dhe më vjen mirë që dy vendet tona janë një shembull i respektimit të të drejtave të tyre në rajon”, u shpreh Presidenti.

Ai theksoi se bashkëjetesa dhe fqinjësia mes shqiptarëve e malazezëve, si në Shqipëri e Mal të Zi, por edhe në Kosovë, është një udhërrëfyes i mirë për bashkëjetesën me pakicat e minoritetet kombëtare në Ballkan.

“Shqiptarët në Mal të Zi kanë një kontribut të jashtëzakonshëm për këtë shtet, veçanërisht për Pavarësinë e tij si dhe për proceset integruese të Malit të Zi në familjen euro-atlantike dhe kjo është një arsye që na bën krenarë”, nënvizoi mes të tjerash Presidenti Meta, i cili gjithashtu falënderoi autoritetet malazeze edhe për mikpritjen e shqiptarëve të Kosovës gjatë konfliktit të vitit 1999.

Zv/kryeministri i Malit të Zi, Rafet Husoviç, i pranishëm në takim, pasi vlerësoi kontributin e Presidentit Meta për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve, tha se “më vjen mirë të pohoj se fara e mirë e mbjellë e harmonisë e bashkëjetesës mes shqiptarëve e malazezëve do të lulëzojë edhe më shumë në të ardhmen”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FORTUNA KINEZE NË "D&G"/ Ironizon Olti Curri: Stefano ka dashurinë e miqve shqiptarë (FOTO)
Previous article E BUJSHME/ Parlamenti i Britanisë së Madhe konfiskon dokumente të Facebook

Isa.Autor

Postime të ngjashme

"PASQYRË E PUNËS SË PËRKUSHTUAR"/ Rama publikon pamjet nga investimi në Banjat Termale të Bënjës Politikë

"PASQYRË E PUNËS SË PËRKUSHTUAR"/ Rama publikon pamjet nga investimi në Banjat Termale të Bënjës

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge… Politikë

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge…

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës Politikë

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT