Kryeministri Edi Rama ka vazhduar përplasjet me dy gazetarët Ylli Rakipi dhe Andi Bushati.
Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, shefi i qeverisë u është përgjigjur akuzave të dy analistëve të emisionit “Të paekspozuarit”.
Ndër të tjera Rama shkruan:
“Kadrinjtë më qenkan turrur me radhë, ham e hum,tamam siç janë, lehaqenie pa din, pa iman,pa nishan.
Ylli Kadriu e bën pêr të shpëtuar vatanin,shan e shpif bashkë me vëlla Andin që të rrëzojë Shejtanin!
U kthye nga rruga,e la dhe ruletën,leh fort parimori se s’harron dot kuletën”, nënvizon Rama.
Kadrinjtë më qenkan turrur me radhë, ham e hum,tamam siç janë, lehaqenie pa din, pa iman,pa nishan.Ylli Kadriu e bën pêr të shpëtuar vatanin,shan e shpif bashkë me vëlla Andin që të rrëzojë Shejtanin! U kthye nga rruga,e la dhe ruletën,leh fort parimori se s'harron dot kuletën🤧
— Edi Rama (@ediramaal) November 24, 2018


