• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“OPERACIONI BOCA”/ Detajet e REJA: Si u shkatërrua SUPER organizata KRIMINALE shqiptare
Home
Breaking News

“OPERACIONI BOCA”/ Detajet e REJA: Si u shkatërrua SUPER organizata KRIMINALE shqiptare

24 November, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një aksion i madh ndërkombëtar është zhvilluar kundër një rrjeti të trafikut të kokainës.

Dhjetwra persona janë arrestuar në Brescia të Italisë më 22 Nëntor, si anëtarë të dyshuar të organizatave kriminale.

Në operacionin e koduar ‘BOCA’ (Operacioni në Brescia kundër krimit shqiptar) policia italiane bashkëpunoi me atë shqiptare, belge, gjermane dhe greke për të arrestuar të dyshuarit.

Në pranga janë vënë në total 56 persona, të cilët janë anëtarë të tre grupeve kriminale, mes të cilëve një numër i madh janë shqiptarë.

Në Selanik të Greqisë u arrestua një 22-vjeçar shqiptar për llogari të Italisë.

Sipas mediave italiane, ‘truri’ i këtyre organizatave ishin tre shqiptarë.

Njëri banonte në Belgjikë, i dyti në Holandë dhe i treti në Gjermani. Nuk dihet nëse ata janë në mesin e të arrestuarve.

Image

Autoritetet italiane thonë se grupet kriminale e merrnin kokainën nga Amerika Latine dhe më pas shpërndarja bëhej në Itali. Rruga e trafikut kalonte përgjatë Holandës, Gjermanisë dhe përfundonte në Itali.

Organizata kriminale dyshohet se ka trafikuar 1 ton kokainë përgjatë një viti, duke qarkulluar kështu 100 milionë Euro.

Kjo organizatë kriminale kishte në pronësi edhe një dyqan të shitjes së automjeteve. Këto makina, kryesisht luksoze, i përdornin për të transportuar lëndën narkotike.

Konkretisht, pasi kokaina mbërrinte nga Amerika Latine në portet e Holandës, transportohej me makina drejt Frankfurit dhe më pas në Itali.

Automjetet që përdoreshin nga anëtarët e bandës ishin Audi Q5, Peugeot 208, BMW Serie 5, Mercedes – Benz A Class, Opel Insigna dhe dy Peugeot 3008.

Gjatë kontrolleve në depot dhe vendet e organizatës në veri të Italisë dhe në Holandë, policia sekustroi 130 kg kokainë dhe armë zjarri. Po kështu, u konfiskuan edhe pasuri të patundshme dhe asete të tjera, vlera e të cilave shkon në mbi 1 milion Euro.

Dyshohet se fitimet nga droga të organizatës kriminale investoheshin më pas në Shqipëri. Policia ka zbuluar gjithashtu një rast të agresivitetit të këtyre bandave, që megjithëse të ndara, janë në fakt pjesë e një organizate.

Para disa kohësh, organizata kishte rrëmbyer një prej bashkëpunëtorëve të tyre pasi ky i fundit kishte tentuar të shiste drogë në mënyrë të pavarur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAK PARA SE TË BËHET NËNË/ Elita PUBLIKON foton e ËMBËL duke i PUTHUR barkun
Previous article NBA/ Warriors rikthehen te fitorja, Thunder të pandalshëm me Westbrook

Isa.Autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NË KORÇË/ Zjarri në apartament i merr jetën 74-vjeçarit Aktualitet

TRAGJIKE NË KORÇË/ Zjarri në apartament i merr jetën 74-vjeçarit

PALA GREKE PUNON VETËM ME DY SPORTELE/ Radhë kilometrike dhe vonesa në doganën e Qafë Botës Aktualitet

PALA GREKE PUNON VETËM ME DY SPORTELE/ Radhë kilometrike dhe vonesa në doganën e Qafë Botës

NËNA E KRYEMADHIT NË GJYKATËN E LARTË/ Bën rekurs për vendimin e Apelit: Jo gjykim nga GJKKO Aktualitet

NËNA E KRYEMADHIT NË GJYKATËN E LARTË/ Bën rekurs për vendimin e Apelit: Jo gjykim nga GJKKO

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT