• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI NDAJ BIZNESMENIT NË VLORË/ Tritoli brenda mjetit. Detajet e REJA: Dyshohet se iu vu kur…
Home
Breaking News

ATENTATI NDAJ BIZNESMENIT NË VLORË/ Tritoli brenda mjetit. Detajet e REJA: Dyshohet se iu vu kur…

24 November, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Detaje te reja nga atentati me minë të telekomanduar ndaj biznesmenit, i cili  dëmtohet rëndë në gjymtyrë. Qytetit të Vlorës i janë rikthyer sërish ngjarjet kriminale dhe mafioze.shperthim mjeti ne vlore

Shënjestër e atentatit me tritol të shpërthyer me telekomandim në distancë ishte Agron Alushi. 48-vjeçari rezulton pronar i një guroreje në Drashovicë dhe biznesmen në fushën e ndërtimit. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 16:35 në rrugën “Transballkanike”, në momentin kur biznesmeni sapo kishte hipur në makinën e tij tip “Benz”.

Alushi kishte lënë automjetin e tij për ta larë në një pikë lavazhi dhe pasi ka paguar lekët dhe ka hipur në automjet për t’u larguar, ka ndodhur shpërthimi. Hedhja në erë e makinës ndodhi pak metra larg lavazhit, pranë një pike karburanti ndërsa ishte në ecje. Shpërthimi ka ndodhur në një zonë të banuar, duke shkaktuar panik te qytetarët.

shperthen makina ne vlore

“Rreth orës 16:35, në hyrje të Vlorës, pranë një karburanti ka shpërthyer në ecje automjeti i markës ‘Benz’. Si pasojë e shpërthimit, ka mbetur i dëmtuar shtetasi A.A, 48 vjeç, i cili ndodhet në sallën e reanimacionit të Spitalit Rajonal Vlorë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave. Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes”, bën të ditur Policia. Nga shpërthimi i tritolit, 48-vjeçari ka marrë dëmtime të rënda në të gjithë trupin, por më të prekura janë dy gjymtyrët e poshtme të tij.

Nisur nga ky fakt, Policia dyshon se lënda eksplozive ishte vendosur brenda automjetit të biznesmenit. Këtë gjë e dëshmon edhe këqyrja e automjetit, që nuk ka pësuar dëmtime në pjesë të jashtme të tij, pasi shpërthimi ka ndodhur në kabinën e makinës. Pak minuta pas shpërthimit, biznesmeni u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku mësohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Mjekët bëjnë të ditur se, Agron Alushi ndodhet në reanimacion me dëmtime të marra në gjymtyrë dhe në fytyrë. Ai pritet të transportohet sot drejt Tiranës. Lidhur me shpërthimin e telekomanduar, Policia dyshon se vendosja e tritolit është kryer në momentin që biznesmeni ka lënë automjetin në lavazh për ta larë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JAVA 14 E SUPERIORES/ Ja gjyqtarët e dy ndeshjeve të sotme...
Previous article MERKATO E JANARIT/ Mourinho flet për të ardhmen e Alexis Sanchez

Isa.Autor

Postime të ngjashme

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË DUKAGJIK/ Detajet e para: Gjendet një viktimë, dyshohet… Aktualitet

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË DUKAGJIK/ Detajet e para: Gjendet një viktimë, dyshohet…

AKSIDENT I RËNDË NË AKSIN ELBASAN-PEQIN/ Pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË AKSIN ELBASAN-PEQIN/ Pesë të plagosur nga përplasja e tre makinave, dy në gjendje kritike për jetën

42 DITË TUBIM PËRPARA KRYEMINISTRISË/ Nis grumbullimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej” Aktualitet

42 DITË TUBIM PËRPARA KRYEMINISTRISË/ Nis grumbullimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT