• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRMENDI “VORIOEPIR” NË INTERVISTË/ Bushati bojkoton Katrugalos
Home
Politikë

PËRMENDI “VORIOEPIR” NË INTERVISTË/ Bushati bojkoton Katrugalos

23 November, 2018 F.autor Politikë

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka bojkotuar takimin e Selanikut, i organizuar më 22 dhe 23 nëntor. Pjesë e këtij takimi, i organizuar për herë të parë nga ish-ministri grek Nikos Kotzias, janë Shqipëria, Greqia, Maqedonia dhe Bullgaria.

Mesa duket jo vetëm largimi i Kotzias, por dhe ngjarjet e fundit që pasuan ngjarjen e Bularatit, kanë çuar në këtë vendim të ministrit Bushati. Ky është një tjetër mesazh që Tirana zyrtare i çon Athinës, prej së cilës ka kërkuar që të distancohet qartë nga ngjarja e Bularatit. Aksionet diplomatike të Tiranës ndaj Athinës kanë qenë jo të rralla që nga ajo ditë, me thirrjen dy herë të ambasadores greke Eleni Sourani në ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë apo dhe me takimin informues me të gjithë ambasadorët e BE në Tiranë. Ndërsa Shqipëria ka shpallur non grata 53 shtetas grek, përfshirë eurodeputeten, Eleni Theoharus, ky veprim i Tiranës dëshmon se ende pret distancimin nga qëndrimet dhe deklaratat e zyrtarëve të Athinës, një prej të cilëve vetë Katrugalos, i cili në një intervistë për median greke e cilësoi jugun e Shqipërisë Vorio-Epir. Kryesues i takimit të djeshëm ishte Ministri i Jashtëm alternativ i Greqisë, Giorgos Katrougalos, ndërkohë që posti i ministrit të Jashtëm mbahet nga Aleksis Tsipras, njëkohësisht kryeministër i vendit.

Shqipëria është përfaqësuar në Selanik me zv/ministren e Jashtme, Artemis Dralo, ndërsa Maqedonia dhe Bullgaria janë prezantuar në nivel ministrash, me Nikola Dimitrov dhe Ekaterina Zaharieva. Marrëdhëniet Shqipëri-Greqi janë ftohur pas vrasjes së Konstandin Kacifas në Bularat të Gjirokastrës. Minoritari grek u ekzekutua nga RENEA pasi qëlloi mbi policinë dhe nuk pranoi të dorëzohej. Takimi i Katërt i Selanikut kishte si fokus kryesor zhvillimin, bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ekonomik të vendeve të Ballkanit, mbi të ardhmen e Evropës, Ballkanit Perëndimor dhe rrugës së tyre drejt BE-së.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KAPSOLLA I PREU GISHTAT/ Niset për në Turqi efektivja Nuku. Ambasada turke publikon FOTOT
Previous article PLAGOSI EFEKTIVEN E POLICISË/ Del FOTO: Kush është 18 vjeçari Daniel Dobraj

F.autor

Postime të ngjashme

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik Politikë

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik

"TURIZMI U GODIT NGA NJË TERROR DIGJITAL"/ Rama: Sulm ndaj ekonomisë dhe sipërmarrjeve shqiptare Breaking News

"TURIZMI U GODIT NGA NJË TERROR DIGJITAL"/ Rama: Sulm ndaj ekonomisë dhe sipërmarrjeve shqiptare

VLERËSIMET NEGATIVE NDAJ BIZNESEVE/ Rama: Sulm i padëgjuar kriminal me logjikën e hurit dhe drurit! Me ndihmën e Google, sipërmarrjeve do u kthehen... Breaking News

VLERËSIMET NEGATIVE NDAJ BIZNESEVE/ Rama: Sulm i padëgjuar kriminal me logjikën e hurit dhe drurit! Me ndihmën e Google, sipërmarrjeve do u kthehen...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT