Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në qytetin e Vlorës para pak minutash. Të shtënat kanë ndodhur pas një konflikti mes disa personave pranë tregut të orizit.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia”. Burime bëjnë me dije se nga të shtënat nuk ka të plagosur. Policia ndodhet në vendngjarje.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se kanë qenë 4 të shtëna me armë, ndërsa mendohet se kanë qenë të shtëna në ajër.


