• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
‘Provokimi’ i Trump për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit. Çfarë fshihet pas kësaj lëvizje
Home
Ekskluzive

‘Provokimi’ i Trump për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit. Çfarë fshihet pas kësaj lëvizje

6 December, 2017 Q.Autor Botë, Ekskluzive, Nderkombetare

Sipas zyrtarëve të SHBA, Presidenti Trump ka vendosur të njohë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Kjo solli reagime të mëdha ndërkombëtare, të cilat e kundërshtuan fuqimisht këtë vendim nga ana e ‘Shtëpisë së Bardhë’

Jerusalemi paraqitet një vijë e kuqe për muslimanët, për faktin se është vendi i tretë për nga shenjtëria në botën islame.  Ai është kibla e parë e myslimanëve dhe në të ndodhet Xhamia El Aksa. Ajo është xhamia e dytë që Ibrahimi a.s. e ndërtoi 40 vjet pas xhamisë së Qabesë. Kjo tregojn rëndësinë e madhe të Jerusalemit për botën arabe dhe atë muslimane.

Jerusalemi vazhdoi të jetë i ndarë deri në vitin 1967, mes Izraelit dhe Jordanisë derisa forcat izraelite e pushtuan gjithë qytetin Megjithatë, sovraniteti i Izraelit mbi Jerusalemin nuk është njohur kurrë ndërkombëtarisht dhe të gjitha vendet i kanë ambasadat e tyre në Tel Aviv.

Që nga ajo kohë, KB dhe Këshilli i Sigurimit miratuan një sërë rezolutash që nuk pranonin aneksimin izraelit të Jerusalemit Lindor dhe shfuqizuan çdo masë të ndërmarrë fizike apo administrative për të ndryshuar statusin e qytetit. Mirëpo, Izraeli, është shteti që i ka refuzuar më së shumti rezolutat e KB. Izraeli përdor vazhdimisht një retorikë të shenjtë gjatë diskutimit për pandashmërinë e Jerusalemit.

Vendet katolike e bindën OKB që Jerusalemi, për shkak të rëndësisë së tij fetare, të bëhet qytet ndërkombëtar, prandaj në përputhje me këtë, UNSCOP-i e ka hedhur poshtë kërkesën e sionistëve që qyteti i shenjtë të bëhet pjesë e shtetit të ardhshëm hebraik.

Njohja e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit do të sillte zemërim të madh në botën arabe dhe jo vetëm.

Kjo do të shkaktonte trazira të mëdha, tubime dhe tensione diplomatike ndërmjet aleatëve të Izraelit dhe Palestinës. Pas deklaratës së Trump, Erdogani u shpreh për ndërpreje të marëdhënieve me Izraelin, dhe organizimin në Stamboll të një samiti të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik , në të cilin Turqia ka presidencën. Shtete të tjera si Franca apo Jordania janë shprehur kundër këtij vendimi, ndërsa mbetet të shihet gjithashtu vendimi i Iranit, i cili më parë është shprehur kundër shpalljes së Jerusalemit si kryeqytet i  Izraelit, duke kërcënuar hapur Tel Aviv-in zyrtar.

Para pak kohësh Rusia ishte akuzuar se kishte ndërhyrë në zjedhjet e SHBA, duke favorizuar zgjedhjen e Trump, dhe fill pas kësaj ngjarjeje erdhi edhe reagimi i Trump përsa i përket Jerusalemit. Ndoshta kjo mund të jetë një strategji e mirëfilltë nga ana e kreut të ‘Shtëpisë së Bardhë’ për të larguar vëmendjen nga ‘pakti’ i tij me Rusinë, duke hapur një debat të ri, çështjen e  Jerusalemit.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOKUMENTI/ Shqipëria, pakti me SHBA për kontrollin e hapësirës ajrore, radarët do të instalohen në Pukë
Previous article Ministri AHMETAJ: Fond shtesë për Vettingun dhe kësti i 8, 100% për ish-të përndjekurit

Q.Autor

Postime të ngjashme

COVID-19/ SHBA publikon dokumente sekrete, zbulon lidhjet e kërkimeve në Wuhan me Anthony Faucin Botë

COVID-19/ SHBA publikon dokumente sekrete, zbulon lidhjet e kërkimeve në Wuhan me Anthony Faucin

RRITEN TENSIONET SHBA-IZRAEL/ Uashingtoni kërkon ndaljen e operacioneve në Liban Botë

RRITEN TENSIONET SHBA-IZRAEL/ Uashingtoni kërkon ndaljen e operacioneve në Liban

TENSIONET/ Izraeli dhe Hezbollahu bien dakord për armëpushim Botë

TENSIONET/ Izraeli dhe Hezbollahu bien dakord për armëpushim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT