• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DITA E ALFABETIT/ Nxënësit në Tetovë: Kemi shkronja, s’kemi libra
Home
Rajon

DITA E ALFABETIT/ Nxënësit në Tetovë: Kemi shkronja, s’kemi libra

23 November, 2018 Isa.Autor Rajon

Me rastin e 110 vjetorit të Ditës së Alfabetit shqip, nxënësit e shkollave të mesme të Tetovës, nën organizim të Unionit të Nxënësve kanë zhvilluar një tubim në rrugët e qytetit për të shprehur revoltën e tyre kundrejt mungesës së teksteve shkollore në gjuhën shqipe.

Në shenjë revolte për mungesën e teksteve në shqip, një problem i arsimit ky që po përsëritet nga një vit shkollor në tjetrin, ata në duar mbanin pankarta me mbishkrimet.

“Kemi shkronja, s’kemi libra”, “Nuk duam të mësojmë me skripta” dhe kështu me radhë. Nxënësit shprehen se edhe ato pak libra që i kanë në gjuhën shqipe, në lëndë të ndryshme, janë me gabime drejtshkrimore andaj edhe njëherë apelojnë deri te institucionet përgjegjëse që njëherë e përgjithmonë të ndërmarrin masa për gjetjen e një zgjidhje të këtij problemi më qëllim që të mos përsëritet në vitet e ardhshme.

Ndryshe, edhe pse me Ligjin e ri për tekstet shkollore synohej evitimi i të gjitha gabimeve dhe lëshimet e deritanishme, megjithatë duket se ky problem ende nuk është zgjidhur. Edhe nga Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë në Maqedoni në vazhdimësi është theksuar se tekstet shkollore me mësim në gjuhën shqipe në Maqedoni në brendi kanë përmbajtje fyese, nxitje ndëretnike dhe gabime të shumta gjuhësore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Hamilton ndryshon numrin në makinë për garën e fundit në Abu Dhabi
Previous article MINISTRI I RI/ Sandër Lleshaj sot betohet tek Presidenti

Isa.Autor

Postime të ngjashme

MOMENTE PANIKU NË GREQI/ Defekti në motor shkakton thyerjen e dritares së avionit Rajon

MOMENTE PANIKU NË GREQI/ Defekti në motor shkakton thyerjen e dritares së avionit

ZJARR PRANË BIZNESEVE NË GREQI/ 6 të plagosur, dy në gjendje kritike. Helikopterë dhe dhjetëra zjarrfikës në operacion Rajon

ZJARR PRANË BIZNESEVE NË GREQI/ 6 të plagosur, dy në gjendje kritike. Helikopterë dhe dhjetëra zjarrfikës në operacion

KOSOVË/ Kryeministri Kurti: BE ka miratuar 206 milionë euro fonde Rajon

KOSOVË/ Kryeministri Kurti: BE ka miratuar 206 milionë euro fonde

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT