• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
VALUTA/ Euro arrin nivelin më të ulët në 6 muaj, ja sa lekë shkon ekuilibri i ri
Home
Ekonomi

VALUTA/ Euro arrin nivelin më të ulët në 6 muaj, ja sa lekë shkon ekuilibri i ri

23 November, 2018 Isa.Autor Ekonomi

Euro ka vijuar të shënojë një rënie të lehtë por të qëndrueshme edhe gjatë kësaj jave. Të premten, një euro u këmbye me 124.48 lekë, duke arritur në nivelin më të ulët që nga fillimi i qershorit.

euro

Në 5 qershor, euro zbriti në 124.17 lekë, niveli më i ulët në 10 vjet dhe më pas Banka e Shqipërisë ndërhyri në treg përmes tërheqjes së më shumë se 100 milionë eurove, duke e çuar euron në ditët e mëpasshme deri në 129-130 lekë, por më pas kursi u stabilizua në rreth 126 lekë.

Që nga mesi i shtatorit, kur Banka e Shqipërisë rralloi ndërhyrjet dhe më pas sinjalizoi tregjet se do ta linte kursin e lirë, euro filloi një zhvlerësim gradual.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një raportim të pak ditëve më parë në Kuvend tha se euro ka arritur në një normalitet të ri, prej 124 lekëve.

Rënie e euros ditët e sotme lidhet edhe me nënçmimin e saj në bursat ndërkombëtare. Një euro u këmbye sot me 1.35 USD, nga 1.4 që arriti një ditë më parë.  Euro ra në bursa, pas sinjaleve se rritja ekonomike mund të ngadalësohet në eurozonë. Rritja e biznesit në eurozonë u ngadalësua shumë më shpejt sesa pritej këtë muaj, sipas Indeksit të Menaxherëve.

Pavarësisht luhatjeve në tregjet ndërkombëtare, euro mbetet e dobët në Shqipëri. Në përgjithësi, në tregun e brendshëm, oferta për valutë, pohojnë aktorët e tregut vijon që të mbetet e lartë, ndërkohë që qarkullimi i monedhës vendase mbetet i ulët. Në këto kushte pritet që presioni për nënçmimin  euros të vijojë të jetë i pranishëm.

Nga 1 janari deri në 23 nëntor, kursi mesatar i këmbimit të euros është 127.9 lekë, nga 134 lekë që ishte mesatarja e vitit të kaluar, me një nënçmim prej 5.5 lekësh, duke u luhatur në nivelin më të ulët nga vitit 2008, kur monedha e përbashkët u këmbye mesatarisht me 122.8 lekë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VALVERDE NË VËSHTIRËSI/ Ja konfirmimi dhe dyshimi për sfidën ndaj Atletico Madrid
Previous article HYGERTA SAKO HUMBI 12 KILE/ Moderatorja zbulon sekretin si ja doli mbanë: Ushqime sipas grupit...(FOTO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

EFEKTET SEZONALE/ Euro arrin një tjetër minimum historik, zbret në 93.8 lekë Ekonomi

EFEKTET SEZONALE/ Euro arrin një tjetër minimum historik, zbret në 93.8 lekë

"RËNIA E EUROS FORCOI LEKUN"/ Sejko: Fenomeni ndikoi në frenimin e rritjes së çmimeve Ekonomi

"RËNIA E EUROS FORCOI LEKUN"/ Sejko: Fenomeni ndikoi në frenimin e rritjes së çmimeve

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE Ekonomi

ELEKTRIFIKIMI I HEKURUDHËS-TIRANË-DURRËS-RINAS/ Miratohet marrëveshja e kredisë, Muçaj: 50% e kostove janë grant nga BE

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT