Në një takim që po zhvillon paraditen e kësaj të premteje me banorët e Libofshës, kryeministri i vendit Edi Rama u shpreh ndër të tjera se nuk është e vërtetë që ka premtuar legalizim të banesave.
Ai tha se nuk mund të legalizohen banesa të cilat janë në kundërshtim me ligjin dhe se nuk mund të përdoret hapësira e truallit të përbashkët për të ndërtuar, duke iu referuar banorëve të zonës së Astirit në Tiranë.
“U tha se unë paskam thënë që shtëpitë nuk prishen dhe tani po i prish por kjo nuk është e e vërtetë, është një shpifje dhe një sajesë, sepse në 8 vjet te qeverisë së më parshme u legalizuan 21 mija banesa, ne kemi legalizuar 150 mijë në 4 vjet
Ne nuk mund të legalizojmë në kurriz të … nuk është e mundur është kaq e thjeshtë
Kurrë nuk ka pasur një protestë nga opozita për atë që ligji e ndalon, por sot ka dhe kjo bëhet për të mbrojtur interesat e ngushta politike”, u shpreh Rama.



