• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“VRAU NIPIN ME THIKË PËR QENIN”/ Dënohet XHAXHAI, ja çfarë tha në gjyq
Home
Breaking News

“VRAU NIPIN ME THIKË PËR QENIN”/ Dënohet XHAXHAI, ja çfarë tha në gjyq

23 November, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Vrau nipin me thikë për qenin, 30 vite burg për 63-vjeçarin Bujar Kuçi. Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë dje vendimin për ngjarjen e ndodhur në shtator të vitit të kaluar në qytetin e Shkodrës, ku Bujar Kuçi vrau nipin e tij, Mirsad Kuçi.

mirsad kuci

33-vjeçari, babai i dy fëmijëve, u qëllua disa herë me thikë pas një konflikti të ashpër mes tyre. Gjithçka ndodhi në kuzhinën e banesës së Mirsadit, ndërsa konflikti me xhaxhain e tij, që jeton në banesën ngjitur me të, ka nisur për qenin e 33-vjeçarit.

Në dëshminë e dhënë para Gjykatës, 63-vjeçari ka pranuar se është ai autori, por ka pretenduar se është dhunuar nga nipi dhe vëllai, duke shtuar se gjithçka e ka bërë për vetëmbrojtje. Kuçi nuk ka nguruar ta quajë nipin si jonormal, ndërsa ka treguar se çdo gjë nisi për një qen.

“Gjithçka nisi në moment, vetëm për qenin që kishte blerë Mirsadi për djalin e tij. Qeni dëmtonte këpucët dhe bënte rrëmujë në shtëpinë e time”, shtoi Kuçi. Ky i fundit, shtoi se nuk ka pasur asnjëherë sherr me nipin, ndërsa me vëllain nuk fliste prej vitesh dhe shkak ishin bërë çështje të punës.

Më tej, i pandehuri tregon me detaje gjithçka ndodhi, duke thënë se ishte dhunuar rëndë, duke futur në skenë edhe bashkëshorten, që sipas tij, ishte dhunuar nga nipi dhe vëllai.

“Po më dhunonin rëndë, nuk kisha si të mbrohesha. Në momentin e parë që pata mundësinë, mora një thikë në kuzhinë dhe e godita. Gjithçka e kam bërë për vetëmbrojtje, pasi kishte arritur në atë pikë ku ‘ose ai, ose unë’, ndaj reagova në atë mënyrë. Pas goditjes jam ulur dhe nuk kam bërë asgjë. Pas kësaj, vëllai i revoltuar duke më ofenduar, merr djalin dhe e nxjerr jashtë”, tha Bujar Kuçi.

Sipas të pandehurit, bashkëshortja e tij në momentin kur po ndodhte sherri ka ardhur nga puna, por ajo nuk ka mundur të futet brenda, sepse Faiku e ka goditur me shpullë. Në fund të dëshmisë, Kuçi e pranon se është ai vrasësi. Ngjarja ndodhi më 23 shtator 2017, rreth orës 15:00, në qytetin e Shkodrës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROKURIA KËRKON PËR TË BURGIM TË PËRJESHËM/ Reperi i njohur vendos të bashkëpunojë me policinë (FOTO)
Previous article SHPËRTHIM NË PAKISTAN/ Bombë në tregun ushqimor, 25 të vdekur

Isa.Autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË AKSIN PEQIN-RROGOZHINË/ Përplasen dy automjete, një nga shoferët përfundon në spital Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN PEQIN-RROGOZHINË/ Përplasen dy automjete, një nga shoferët përfundon në spital

ZBULOHEN QINDRA BIMË KANABISI NË MIRËDITË/ Tre persona përfundojnë në pranga Aktualitet

ZBULOHEN QINDRA BIMË KANABISI NË MIRËDITË/ Tre persona përfundojnë në pranga

E RËNDË NË KLOS/ 33-vjeçari mbytet në ujërat e lumit Mat Aktualitet

E RËNDË NË KLOS/ 33-vjeçari mbytet në ujërat e lumit Mat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT