Me debate është shoqëruar tema për protestën e banorëve në “Astir”. Deputetja e PD, Grida Duma dhe sekretarin për marrëdheniet me median në PS, Alfred Peza kanë debatuar lidhur me praninë e opozitës në këtë protestë.
Peza: Unë do doja të thoja që opozita nëse e ka me seroizitet nuk mund të jetë edhe me Inën edhe me dhunën.
Nëse janë me Inën duhet të distancohen nga dhuna.
Opozita po mundohet nisur nga prezenca e deputetëve. Ajo po e shndërron në një kauzë nisur nga hiçi.
Mund të thuhet se është një kauzë politike për të marrë pushtetin. Duhet të bëhet e qartë vija ndarëse.
Duma: Këta duan që kur të protestohet opozita të mos jetë pjesëmarrëse. Po ku është parë kjo gjë?
Peza: Ju thoni është protestë politike. Ku ishte PD kur u shembën shtëpinë në Ksamil? U shembën 300 shtëpi.
Për projektin e Unazës është ngritur një grup i posaçëm.
Duma: Nëse një parti politike merr fund, nëse guxon ajo nuk mund të quhet as parti.
Peza: Turp është të përdorësh hallin e qytetarit për nevojën tëndë.
Duma: Ku e shikon ti? Unë e di me numër. Në momentin që ka nisur protesta para parlamentit ne kemi dërguar 8 deputetë, se të tjerët kanë qënë në parlament.


