Ervin Salianji duket se është trimëruar pasi lajmit të publikuar se kërcënimi “me vdekje” nga burgu ishte thjeshtë një lojë.
Nisur nga kjo i ftuar në “360 Gradë”, Salianji u shpreh se qeveria dhe kryeministri Edi Rama do të paguaj një për një për paligjshmëritë e tij dhe se Gruevksi do t’i duket lule.
“Qeveria ka 5 vite që është në pushtet.
Nëse është përgjegjëse kjo qeveri është edhe për faktin që nuk ka hetuar njeri. Ju ka premtuar qytetarëve dhe ka mashtruar.
Këtë paligjshmëri që bën Edi Rama dhe qeveria e tij do ta paguajnë një për një. Gruevksi do t’i duket lule!
Pjesa më e rëndësishme në këtë histori, si mundet që një qytetar që jeton prej 30 vitesh në një banesë ky shkon dhe i nxjerr në rrugë”.- tha Salianji. (TemA)


