Aksioni antidrogë i zhvilluar të mërkurën në Pikën Kufitare të Qafë Thanës ku u sekuestruan plot, 570 kilogramë kanabis. E gjithë sasia në fjalë e lëndës narkotike sipas burimeve zyrtare ishte e fshehur në shasinë e një furgoni mallrash me ngjyrë të bardhë. Ky mjet transporti dyshohej se do të kalonte fillimisht në shtetin fqinj të Maqedonisë nëpërmjet Pikës së kalimit Kufitare të Qafë-Thanës, ndërsa destinacion kishte Greqinë. Një ndër 8 të arrestuarit është edhe Gentian Rapollari i cili u arrestua nga policia.
Alpenews.al ju siguron foton e Gentian Rapollari i cili u arrestua nga policia në Qafë Thanë
Njoftimi i policisë
Operacion antidrogë i koduar “Uraka 2”. Operacioni në kuadër të kontrollit të territorit për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Goditet një grup i strukturuar kriminal në fushën e trafikut të lëndëve narkotike. Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Elbasan në bashkëpunim me Forcën Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Arrestohen në flagrancë 8 persona, si dhe shpallet në kërkim një tjetër.
Aranit Bida
Arben Tristea
Eduard Haxhi
Erando Mehmeti
Gentjan Rapollari
Elvis Gjona
Andi Qiraxhi
Leonard Demiraj



