• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET NGA OPERACIONI NË ELBASAN/ 8 të arrestuar dhe 578 kg kanabis të sekuestruar (EMRAT)
Home
Breaking News

DETAJET NGA OPERACIONI NË ELBASAN/ 8 të arrestuar dhe 578 kg kanabis të sekuestruar (EMRAT)

22 November, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia e Elbasanit ka dhënë sot paradite informacionet zyrtare për operacionin antidrogë të koduar “Uraka 2” që u zhvillua dje dhe u kap një furgon me 578 kg kanabis.

Në njoftimin e Policisë thuhej se ishin 8 të arrestuar, por ishin dhënë vetëm inicialet.  Emrat e plotë të të arrestuarve, në aksin rrugor Librazhd-Pogradec, dhe dyshohet se lënda narkotike kishte për destinacion Greqinë.

furgoni-ok-318x219

Të arrestuar nga “Uraka 2”: 

Aranit Bida

Arben Tristea

Eduard Haxhi

Erando Mehmeti

Gentjan Rapollari

Elvis Gjona

Andi Qiraxhi

Leonard Demiraj

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË

Operacion antidrogë i koduar “Uraka 2”. Operacioni në kuadër të kontrollit të territorit për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Goditet një grup i strukturuar kriminal në fushën e trafikut të lëndëve narkotike. Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Elbasan në bashkëpunim me Forcën Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Arrestohen në flagrancë 8 persona, si dhe shpallet në kërkim një tjetër.

Sekuestrohen 578 kilogramë Cannabis Sativa, tre automjete , si dhe 14 aparate celular.

Në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit në Territor”, në vijim të kontrolleve të shumta të kryera në ambiente dhe automjete në akset rrugore, si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për një sasi lënde narkotike që po transportohej me një automjet furgon në drejtim të Korçës, nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Elbasan në bashkëpunim me Forcën Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, më datë 21.11.2018, rreth orës 10:00 në fshatin Urakë, Njësia Administrative Rrajcë, bashkia Prrenjas, në aksin rrugor Prrenjas -Pogradec është ndërhyrë dhe është bllokuar një automjet furgon “Iveco” me drejtues mjeti shtetasin A.B.

Nga kontrolli i ushtruar në brendësi të furgonit “Iveco” u gjetën dhe u sekestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike prej 578 kilogramë kanabis.

Gjithashtu u bllokuan dhe dy automjete të marra me qera nga këta shtetas në Fier, automjete të cilat shoqëronin automjetin me lëndë narkotike, konkretisht mjeti tip “Ford Focus” me drejtues shtetasin A. C., si dhe mjeti tip “Toyota Corola” me drejtues mjeti E.H.

U sekuestruan gjithashtu 14 aparate celularë dhe 5800 euro.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

• E. M., 27 vjeç, banues në Fier.

• A. C. (T.), 39 vjeç, banues në Fier.

• A. B., 42 vjeç, banues në Levan, Fier.

• E. H., 43 vjeç, banues në Elbasan.

• G. R., 42 vjeç, banues në Elbasan.

• E. Gj., 42 vjeç, banues në Pogradec.

• A. Q., 24 vjeç, banues në Korçë.

• L. D., 34 vjeç, banues në Tiranë.

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. M., banues në Elbasan.

Lënda narkotike po transportohej në drejtim të Pogradecit dhe Korçës, ku do pritej nga shtetasit A.Q. dhe E.Gj.

Për arsye hetimi nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtij grupi të strukturuar kriminal.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës për Krimet e Rënda Tiranë për veprën penale të ”Trafikimit të narkotikëve”, ’’Grup i strukturuar kriminal’’, parashikuar nga nenet 283/a /2 dhe 333/a të Kodit Penal.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RITA ORËN "E SULMOJNË" FANSAT PËR KËTË DETAJ/ Këngëtari i famshëm i del në mbrojtje: Të gjithë e bëjnë... (FOTO)
Previous article I DEDIKOI NJË ESE DHUNËS/ 13-vjeçarja vdes tragjikisht në shtëpi (FOTO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet Aktualitet

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet

NGA OFERTAT FALSE TE MESAZHET PËR PAKO/ Zbardhen mënyrat si mashtruesit po marrin të dhënat bankare Aktualitet

NGA OFERTAT FALSE TE MESAZHET PËR PAKO/ Zbardhen mënyrat si mashtruesit po marrin të dhënat bankare

PUBLIKOHET FOTO/ U ekzekutua me 25 plumba në Shkodër, ky është 40 vjeçari Aleksandër Koçeku Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ U ekzekutua me 25 plumba në Shkodër, ky është 40 vjeçari Aleksandër Koçeku

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT