• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VDEKJA E 3 VJEÇARES NË BERAT/ Dënohet 1 vit BURG mjekja e Spitalit Pediatrik. Reagojnë prindërit e vajzës
Home
Breaking News

VDEKJA E 3 VJEÇARES NË BERAT/ Dënohet 1 vit BURG mjekja e Spitalit Pediatrik. Reagojnë prindërit e vajzës

22 November, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjykata e Shkallës së Parë e Beratit ka shpallur sot fajtore mjeken pediatre Shpresa Karkanjozi dhe e dënoi atë me 1-vit burgim,  të konvertuar me 2-vjet “shërbim prove”. Njëkohësisht Gjykata e pezulloi mjeken Karkanjozi të ushtrojë profesionin e mjekes pediatre për 2 vjet.

Mjekja Shpresa Karkanjozi akuzohej për “mjekim të pakujdesshëm”, që solli vdekjen e një fëmije 3-vjeçe në Repartin e Pediatrisë së Spitalit Rajonal Berat në 23 janar të vitit 2017 dhe çështja në ngarkim të saj kishte 8-muaj që gjykohej në Gjykatën e Shkallës së Parë të Beratit. Pas pretencës së kërkuar nga Prokurori Dritan Gripshi në 7 Nëntor për dënimin me 4-vite burgim për mjeken, gjykata dëgjoi sot edhe mbrojtjen e avokatit dhe vetë të pandehurës dhe pasi u tërhoq për disa minuta dha edhe vendimin.

Gjyqtari Agron Vavla vendosi, “shpalljen fajtore të mjekes Shpresa Karkanjozi për veprën penale ‘mjekim i pakujdesshëm’,parashikuar nga Neni 96 i Kodit Penal; dënimin e saj me 1-vit burgim dhe në aplikim të Nenit 59 e konvertoi me 2 vite shërbim prove”.

Gjyqtari Vavla vendosi gjithashtu edhe dënimin plotësues me heqjen e të drejtës së ushtrimit të profesionin të mjekut për 2 vjet për Karkanjozin.

Prindërit e vajzës janë shprehur të pakënaqur me vendimin e dhënë nga Gjykata e Beratit dhe kanë deklaruar se do ta apelojnë atë. Nëna e vajzës, Anila Dërrasa ka deklaruar se, Gjykata e Beratit nuk ka dhënë vendimin e duhur pasi nuk ka mbështetur kërkesën e Prokurorisë për dënimin e mjekes me 4-vite burgim. Anila,duke deklaruar se nuk ndihet e qetë për dënimin e dhënë për mjeken,shprehet se,mjekja gaboi në mjekimin e dhënë dhe mori jetën e një fëmije që gëzonte shëndet të plotë.

Babai i vajzës, Xhevair Dërrasa e ka cilësuar vendimin e dhënë thjesht si “1 ditë burg” për mjeken.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK E PRISNIM/ Luana Vjollca nuk gjen rehat dhe do të bëjë këtë ndryshim në pamje (FOTO)
Previous article NUK IU BIND URDHRIT ZYRTAR TË POLICES/ Morena Taraku hidhet në gjyq dhe nuk pranon aktakuzën (FOTO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet Aktualitet

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet

NGA OFERTAT FALSE TE MESAZHET PËR PAKO/ Zbardhen mënyrat si mashtruesit po marrin të dhënat bankare Aktualitet

NGA OFERTAT FALSE TE MESAZHET PËR PAKO/ Zbardhen mënyrat si mashtruesit po marrin të dhënat bankare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT