• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
IMPORTI MALLRAVE/ Haradinaj: Taksën nuk duhet ta heqim derisa Serbia të njoh Kosovën
Home
Rajon

IMPORTI MALLRAVE/ Haradinaj: Taksën nuk duhet ta heqim derisa Serbia të njoh Kosovën

22 November, 2018 F.autor Rajon

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se masa ndaj importit të mallrave serbe nuk duhet të hiqet derisa Serbia ta njoh pavarësinë e Kosovës.

Këto deklarata, Haradinaj i bëri gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për politikën e Jashtme të vendit.

“Unë mendoj se masat që kemi vendosur ndaj prodhimeve që vijnë nga Serbia duhet të jenë të përheshme deri në njohje, derisa Serbia nuk e njeh Kosovën shtet të pavarur dhe sovran nuk duhet ta heqim” tha Haradinaj.

Ai më tutje bëri thirrje të mos ketë tërheqje ndaj këtij vendimi edhe përkundër faktit se mund të ketë siç tha “ lutje, përkrahje apo këshilla si kundërvlerë për këto masa”.

Pasi doli nga seanca e Kuvendit, Haradinaj u tha gazetarëve se u ka shkruar letër ambasadorëve të vendeve të Bashkimit Evropian dhe Përfaqësueses së BE-së, Nataliya Apostolova, përmes së cilës i ka njoftuar me arsyet e vendosjes së taksës.

“U kam shpjeguar faktet pse kemi ardhur deri te ky vendim në çka jemi bazuar. Është një vendim i Kosovës, sovrane në mbrojtje të interesit të vet, por është i argumentuar pse e bëjmë këtë, kryesisht ndërlidhet me mosrespektimin e marrëdhënieve tregtare Kosovë-Serbi, nga ana e Serbisë duke vënë bllokadë tarifore për produktet tona, shtuar këtu edhe agresivitetin ndaj Kosovës”, tha Haradinaj.

Deklarata e kryeministrit Haradinaj bëhet një ditë pasi Qeveria e Kosovës vendosi të rrisë taksën doganore ndaj prodhimeve të Serbisë dhe Bosnjës nga 10 përqind sa ishte deri tani, në 100 përqind.

Bashkimi Evropian ka bërë thirrje që kjo taksë të hiqet menjëherë pasi përbën shkelje të marrëveshjes së tregëtisë së lirë, e njohur si CEFTA. (rel)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ME SHPEJTËSI/ Përmbyset MAKINA në rrugë, plagoset SHOFERJA 27 vjeçe (VIDEO)
Previous article MERKATO/ Alex Sandro dëshiron Premier League, Juventusi piketon zëvendësuesin

F.autor

Postime të ngjashme

"DËNIM SKANDALOZ"/ Grenell shpërthen pas vendimit për Thaçin: Gjykata Speciale të mbyllet, Kurti të veprojë menjëherë Rajon

"DËNIM SKANDALOZ"/ Grenell shpërthen pas vendimit për Thaçin: Gjykata Speciale të mbyllet, Kurti të veprojë menjëherë

VENDIMI I HAGËS/ Kryeministri i Kosovës Albin Kurti: Padrejtësi e papranueshme, vendimi duhet korrigjuar në Apel Rajon

VENDIMI I HAGËS/ Kryeministri i Kosovës Albin Kurti: Padrejtësi e papranueshme, vendimi duhet korrigjuar në Apel

IRONIA/ Millosheviçi e dënoi me 10 vite në 1997, Haga i jep Thaçit 25 vite burg tri dekada më vonë Rajon

IRONIA/ Millosheviçi e dënoi me 10 vite në 1997, Haga i jep Thaçit 25 vite burg tri dekada më vonë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT