Ministri i Brendshem në detyrë, Sander Lleshaj ka mberritur ne mesdite ne Spitalin Ushtarak te Tiranes, per te pare nga afer gjendjen shendetesore te punonjesve te Policise qe po marrin ndihmen mjekesore, pas lendimit gjate perleshjes me protestuesit para parlamentit.
Ai ka biseduar me efektivet qe kane marre lendime gjate protestes, ku nuk mungoi dhuna, perplasjet dhe kapsollat ne drejtim te forcave te rendit qe ishin bere kordon para hyrjes se Kuvendit te Shqiperise.
Duke i falenderuar per devotshmerine dhe perkushtimi ne krye te detyres dhe duke i pyetur nga afer per gjendjen, Lleshi ka shprehur edhe nje ndjese: Ndjese ne emer te atyre qe nuk e kuptojne se cfare eshte Policia e Shtetit. Ju na beni krenare ne dhe gjithe shqiptareve” ka thene Lleshi.



