• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKSIONI I POLICISË “BLIC”/ Detajet e REJA: 570 kg “KANABIS” sativa është sasia e “DROGËS” e kapur në Qafë-Thanë
Home
Breaking News

AKSIONI I POLICISË “BLIC”/ Detajet e REJA: 570 kg “KANABIS” sativa është sasia e “DROGËS” e kapur në Qafë-Thanë

22 November, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

570 kilogramë kanabis ka qenë sasia e drogës së sekuestruar nga policia gjatë një aksioni antidrogë të zhvilluar në afërsi të pikës së kalimit kufitar të Qafë Thanës gjatë të mërkurës . E gjithë sasia në fjalë e lëndës narkotike sipas burimeve zyrtare ishte e fshehur në shasinë e një furgoni mallrash me ngjyrë të bardhë. Ky mjet transporti dyshohej se do të kalonte fillimisht në shtetin fqinj të Maqedonisë nëpërmjet pikës së kalimit kufitare të Qafë-Thanës, ndërsa destinacioni përfundimtar nuk dihet ende.

Pas bllokimit të furgonit të mbushur me drogë u shoqëruan për në Drejtorinë e Policisë Vendore të Elbasanit disa persona, ndër ta dhe drejtuesi i mjetit me ngarkesën prej 570 kg kanabis sativa. Mjeti me targë AA 356 NA që po transportonte më shumë se gjysëm tonelate drogë rezulton të jetë në pronësi të një biznesi nga Qarku i Fierit . Sipas burimeve zyrtare në operacionin antidrogë të zhvilluar gjatë kësaj mesjave morën pjesë policia e Elbasani si dhe forcat speciale .Ato e ndaluan furgonin me drogë jo shumë larg pikës së kalimit kufitar  me Maqedoninë pasi  e kishin mbajtur në vëzhgim të rreptë që nga vendi nga ku ishte nisur me ngarkesën e drogës.

Operacioni u finalizua pas hetimeve disa mujore nga antidroga se me këtë furgon trafikoj sasi e madhe droge me destinacion një nga vendet fqinje. Ndërkaq paraprakisht dyshohet se një numër i madh personash përfshirë në trafikimin e drogës së kapur në afërsi të pikēs së kalimit kufitar të Qafë Thanës të mërkurën.

Hetimi sipas burimeve zyrtare është shtrirë në qarqet e Elbasanit dhe të Fierit. Dyshohet së pjesë e këtij rrjeti është një organizatë kriminale me fuqi të madhe ekonomike .Aktualisht janë identifikuar disa persona të përfshirë në trafikun e sasisë prej 570 kg kanabis sativa disa prej të cilëve dyshohet se janë pjesë e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut drogës nga Shqipëria. Prej mesditës së mërkurë Antidroga është në operacion për arrestimin e tyre dhe burime të besueshme kanë paralajmëruar arrestime të bujshme. Gjithsesi paraditen e kësaj të enjte pritet të konfirmohen zyrtarisht rezultatet dhe detajet e imtësishme të operacionit Antidrogë që u finalizua me bllokimin e drogës në një furgon në pronësi të një biznesi të njohur nga Fieri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "VUAJTJET E KOMUNIZMIT"/ Zef Pervizi: Polici ma nguli kokën në baltë…
Previous article ALERGJITË DHE ASTMA/ Kështu mund të shpëtoni prej tyre

Isa.Autor

Postime të ngjashme

TJETËR AKSIDENT NË TEPELENË/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona Aktualitet

TJETËR AKSIDENT NË TEPELENË/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet Aktualitet

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT